E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Fierit, 2 anëtarë të AQ

 Këshilli Bashkiak i Fierit ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës me pjesëmarrjen e 16 anëtarëve të Aleancës për të Ardhmen dhe 2 të Aleancës për Qytetarin. Përfaqësuesit e AQ e kanë argumentuar pjesëmarrjen e tyre në mbledhje me detyrën për tu përgjigjur si këshilltar, pasi sot miratohet projektvendimi për ndihmën ekonomike për familjet e varfra.

Përfaqësuesi i Partisë Republikane është shprehur se çështja e këshillit bashkiak është ende në gjykatë dhe ende nuk është vendosur se cili është kryetari i këshillit bashkiak, por çështjet më problematike që shqetësojnë qytetin duhet të zgjidhen menjëherë.

Në nisje të mbledhjes, zv.kryetari i këshillit bashkiak, Sokrat Ikonomi, u shpreh i shqetësuar për gjendjen e krijuar në këshillin bashkiak, i cili prej 3 muajsh nuk është mbledhur dhe kjo është në dëm të qytetarëve fierakë e në mënyrë të veçantë për familjet që marrin ndihmë ekonomike. Mbledhja ka vijuar normalisht me miratimin e te gjitha pikave të parashikuara në rendin e ditës. Më vonë, asaj i janë bashkuar edhe dy përfaqësues të PD-së.

Mbledhja është drejtuar nga zv.kryetari i këshillit bashkiak, Sokrat Ikonomi, pasi  çështja e kryetarit është në gjykate dhe seanca e radhës do të zhvillohet në 30 nëntor. / K. Thana


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›