Bluzat e legjendave, fiton Pele

Me dëshirën e përhërshme për të klasifikuar cdo gjë në botën e futbollit që nga sharjet, dështimet në trasferime, golat më të bukur apo skuadrat më të mëdha, e përditshmja britanike "Times" ka bërë publike një tjetër renditje: bluzat më të bukura sportive të veshura nga një kombëtare futbolli, ose ndryshe devizat sic njihen ato, në një fjalor më specifik. Më e bukura sipas gazetës angleze është ajo e veshur nga legjenda e futbollit, braziliani Pele, në botërorin e Meksikës në vitin 1970. Bluzat e vjetra kanë qenë pa shkrime, pa marka sponsori apo gjëra të këtijlloji, thjesht me stemën e federatës të vendit që i përkisnin. Sot, në epokën e futbollit modern dhe të globalizuar e komercializuar në detajet më të parëndësishme, kompletet sportive që veshin futbollistët gjatë ndeshjeve kanë aq shumë detaje, sa logo të sponsorëve i gjen jo vetëm në bluza (para dhe mbrapa), por dhe në mbathjet e getat. Sot, më të bukurat e bluzave të dikurshme që kanë bërë për vete me miliona tifozë në të gjithë botën, janë në listën e "Times", që ka përzgjedhur 50 më "finet" e të gjitha kohërave.
"MADE IN ENGLAND"
Skuadrat angleze janë thuajse të pranishme në shumicën e 50 të përzdhurave, por në listë nuk mungojnë edhe formacionet italiane. Interi ndodhet në vendin e 14-të, por më një përshkrim që ka brensa humorin e hollë anglez: kanë shpikur katencion (mbrojtjen hermetike), por për veshjen nuk ke gjë për të thënë. Fiorentina me ngjyrën e saj vjollcë ndodhet në vendin e 19-të. "E rezervuar si bluza e tretë e Anglisë, por e veshur me krenari nga Batistuta". Jashtë 30 të parave është bluza e Juventusit, që është i 31-të në listë, dhe dhjetë vende më pas është ajo e Sampdories, me përcaktimin qesharak: vija horizontale e kuqe në bluzën blu të kujton gjoksin e grave. Palermo ndodhet në vendin e 49-të: "Nëse keni qëllim të visheni me të kuqe në Sicili duhet të jeni të gatshëm për të luajtur ashpër". "Argentina 1978: Harroheni dorën e zotit dhe lajmet e pavërtetura për rryshfete në humbnjen 6-0 të Perusë me Argjentinës. Osvaldo Ardiles me shokë ngritën trofeun me një veshje klasike", përkufizohet bluza e Argjentinës, që ndodhet në vendin e 11-të. ". "Ajo që unë dëshiroj për Krishtlindje është një bluzë e Duklës për ndeshjet jashtë", është një këngë e grupit Half-Man, Half –Biscuit, (Gjysmë njëri-gjysëm biskotë). Por, bluza e shtëpisë është version më i mirë. Bluza e Duklës së Pragës ndodhet në vendin e 50-të.
1.Brazili 1970: një kombinacion perfekt i të verdhës, jeshiles, blusë dhe të bardhës. Një sfidë e vërtetë për televizorët e parë me ngjyra gjatë Botërorit të Meksikës. Nuk ka pasur kurrë më një skuadër më të mirë se ajo, edhe në "look"-un veshjes.
2.Reali i Madridit i viteve ‘60: një ikonë pa logo dhe të shkruara që prishin perfeksionin. Bluzë e veshur nga kampionë të kalibrit të Di Stefanos dhe i imituar nga të gjitha klubet e viteve të mëpasshme. Tani e gjen te Los Anxheles Galaksi, skuadrës ku luan Devid Bekam.
3.Italia 1970: me disa variacione të ngjashme si dy të parat, kjo "axurre" është përzgjedhur si deviza më e mirë e kombëtarave europiane.
4.Holanda 1974-1978: skuadra që humbi dy finale botërorësh, por "Oranje" (portokallia) u shndërrua në një ngjyrë fituese.
5.Liverpuli i viteve ‘60: ishte Bill Shankli, i cili vendosi lidhëse të kuqe bluzave mitike për të bërë lojtarët të dukeshin më të fuqishëm. Rezultati: të gjithë dukeshin më të gjatë.
6.Ajaksi: unike, e thjeshtë, historike. Nuk mund të kërkosh një tjetër bluzë.
7.Njukasëll 1969: Kupa e Panairëve ishte sukesi i fundit i klubit. Për të rifilluar nga fitimi i titujve, ndoshta i duhet të veshë devizën e vjetër.
8.Sëlltik 1967: Një bluzë pa numra, pasi të gjithë i njihnin lojtarët pa pasur nevojë ti referoheshin numrave.
9. Volves: bluza të arta dhe mbathje të zeza, një përzjerje krenarie dhe tradicioni.
10. Anglia 1966: një grup skuadrash veshën bluza ku përzihej e kuqja më të bardhën, por vetëm njëra e fitoi Botërorin.
---
11.Argjentina 1978
12.Anglia 1960
13.Francë 1984
14.Inter 1960
15.Hungari 1950
16.Barcelona
17.QPR 1969
18.Crystal Palace 1970
19.Fiorentina
20.Uest Ham 1960-70
21.Blackpool 1950
22.Manchester City 1969-73
23.Arsenal 2005-06
24.SHBA 1994
25.Crystal Palace 1972
26.Blackburn 1960
27.Coventry City 1971
28.Reading 1969-74
29.Arsenal 1970
30.Stoke City 1972
31.Juventus
32.Kroacia 1998
33.Uest Bromuic 1960-70
34.Poloni 1974
35.Tottenham Hotspur 1970
36.Bristol Rovers
37.Aston Villa 1957
38.Birmingham City 1972
39.Sheffield United 1972
40.Manchester United 1960
41.Sampdoria
42.Bradford City 1968-72
43.Heart of Midlothian 1960
44.Patrik Thistle 1960
45.Everton 1969
46.Skoci 1967
47.Irlanda e Veriut 1970
48.Flamengo, Brazil
49.Palermo
50.Dukla Pragë