E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamdi Salihi, doktori i ardhshëm

Hamdi Salihi mund të jetë një nga mjekët e ardhshëm shqiptarë, pas përfundimit të karrierës futbollistike. Lajmin e jep siti austriak rundschau.co.at, që thekson faktin se se golashënuesi m i mirë i SV Ried, "vdes" për të lexuar dhe mendon se për të ka ardhur koha që përvec futbollit të merret edhe me studimet, ku 24-vjecari ka dëshirë të vazhdojë për mjekësi.
"WELTKLASSE" - Qysh pas fitores 3-0 të Ried me Altac, ku Hamdushi shënoi dy gola, ku njërin me roveshatë, shqiptari i nënakmpioneve të Austrisë, ka ka marrë nofkën "Weltklasse" (Lojtari i klasit botëror). Pesë nga gjashtë golat e sulmuesit të Kombëtares shqiptare janë shënuar gjatë muajit shtator. Me golin e "ëndrrave" kundër formacionit nga Voralberger është sulmuesi i Riedit favoriti kryesor për "Golin e muajit". Edhe në jetën e tij private Hamdiu është po aq i sukseshëm dhe gëzon simpatinë e tifozëve por dhe të drejtuesve të klubit. Ish-sulmuesi i Tiranës, i mbiquajtur nga trajneri Oto Baric, si "Gerd Myleri i Shqipërisë", pohoi gjatë një interviste për "Albania"-n se tashmë ishte mësuar të jetonte vetëm dhe se kohën e "vriste" duke lexuar.
PROFESIONIST - Hamdiu ka nëntë muaj që ndodhet në Austri, qysh nga muaji janar i këtij viti: "Ditët e para i ngjaja një memeci, më shumë merresha vesh me shenja në stërvitje, por shqiptari nga Maqedonia, Emin Sulimani më mbështeti dhe më ndihmoi në ditët e mia të para në Ried. Mungesën e tij e ndiej akoma. Gjithsesi tani jam orientuar, flas e kuptoj më shumë, dal në qytet për kafe dhe është disi më ndryshe. Nga ana njerëzore kam filluar të mësoj si të jetoj edhe vetëm, pa shoqërinë, pa familjen. Nga ana sportive bëhesh më profesionist, me oraret, disiplinën, ndihesh më perëndimor, jo se në Shqipëri, nuk ndodh e njëjta gjë, por nuk ekzistojnë kushtet për të qenë perfekt. Aty detyrohesh të mos gabosh kurrë pasi askush nuk të toleron.". Salihi nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se ndihet rreptësisht i vëzhguar nga dyshja e trajnerëve të Kombëtares, Baric-Kovacic. "Po është e vërtetë më kanë ndjekur, dhe kur nuk kanë qenë në stadium, i kanë ndjekur në televizion. Më kanë telefonuar të dy, si Baric dhe Kovacic, dhe më kanë përgëzuar për golat dhe lojën që kam zhvilluar. Më vjen mirë që janë interesuar për mua.
KOMBËTARJA – Me Shqipërinë, Salihi ka shënuar nëj gol në ndeshjen miqësore kundër Maltës të fituar 3-0, por për të minutat në ndeshjet zyrtare kanë qenë shumë të pakta. Shkodrani pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshjet ndërkombëtare të Shqipërisë kundër Sllovenisë dhe Bullgarisë, nisur edhe nga fakti se trajneri Oto Baric nuk e thirri sulmuesin e Karlsrhues, Edmond Kapllanin edhe për shkak të debatit, që durrsaku pati me kroatin në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes Shqipëri-Holandë. Gjithsesi, Salihi, i cili po zhvillon sezonin e dytë me skuadrën austriake, i duhet të fitojë edhe konkurrencën me golashënuesin më të mirë të gjitha kohërave me fanellën kuqezi, Alban Bushin (14 gola). Salihi me tetë golat në të gjitha kompeticionet e këtij sezoni (2 në Kupën UEFA) është golashënuesi i vetëm shqiptar, së bashku edhe me Dorian Bylykbashin (3 gola), i cili po bën gjithashtu një kampionat të sukesshëm në Ukrainë me Krivbasin dhe së fundi meritoi edhe një ftesë në Kombëtaren e Oto Baricit, pasi e kishte provuar atë më parë nën drejtimin e gjermanit Hans Peter Brigel.
Dëshirat jashtë futbollit
LORIK CANA: "Nëse nuk do të bëhesha futbollist, do të studioja për histori. Më pëlqen shumë historia e vendit tim dhe lexoj shumë për të kur udhëtoj dhe qëndroj në hotel me ekipin në prag të ndeshjeve"
ERJON BOGDANI: I diplomuar për administrim biznesi, ndërkohë që flet të paktën katër gjuhë të huaja, sulmuesi i Livornos thotë se pasi të varë "këpucët në gozhdë" dëshiron të bëhet një biznesmen i sukseshëm.
EDVIN MURATI:Mesfushori i Panserraikosit kur të largohet përfundimisht nga futbolli i luajtur do të merret administrimin e një kompanie sigurimesh ku sigurohen të gjitha taksitë e Parisit.
ALTIN LALA:Kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe ish-kapiteni i Hanoverit, përvec kënaqësisë për të dhënë autografe fansave ka në plan për t'u marrë me menaxhim futbollistësh pranë klubit të tij

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›