Mediat franceze: “Cana, në top-formë”

Lorik Cana është shndëruar në heroin e ndeshjes. Ky është konkluzioni i të gjitha mediave franceze në lidhjen me fitoren historike të Marsesjës me Liverpulin në Angli. "Kapiteni i Marsejës dhe ish-lojtari i Paris Sën Zhermenit, Lorik Cana, e luajti në mënyrë të shkëlqyer rolin e tij në mësfushë si kanalizues i të gjitha veprimeve të skuadrës së tij", shkruan siti francez Idfmedias.fr. Trajneri i ri i Olimpikut të Marsejës, Erik Gerets dhe ndihëmsi i tij, Dominik Kyperli bënë një debutim të shkëlqyer duke dominuar mbi "reds"-at e Lierpulit. Nëse në kampionat debutimi i Marsejës është shumë i varfër, në Ligën e Kampioneve ai është perfekt me dy fitore rresht: atë kundër Beshiktashit (2-0) dhe ajo me Liverpulin (1-0). Për Marsejën ndeshja kundrër Liverpulit të Rafa Benitezit kishte edhe tri premiera brenda saj: e para, ishte takimi i parë i drejtuar nga dyshja e re e trajnerëve Gerets-Kyperli; e dyta, ishte ndeshja e parë e Matjë Valbuenës me ekipin gjatë këtij sezoni, ku dhe ai shënoi golin e fitores dhe e treta, ishte fitorja e parë e një klub francez në "Anfild Road". Pas ndeshjes në Ligën e Kampioneve, Marseja do të luajë në kampionat kundër Sent-Etienit, ku të gjithë presin edhe fitoren e dytë të ekipit të Lorik Canës në kampionatin francez, për të dalë dhe nga pozitat jo të mira në klasifikim.