E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja me Selltikun, Milani në krizë të thellë

Irgis Hysenaj
Humbja me Sëlltikun duket se ka shkundur mirë skuadrën e Milanit. Kampionët në fuqit të Evropës kanë përballë tyre një sërë problemesh, të cialt po e rëndojnë situatën, kur afër është ndeshja në Olimpuiko me Lacion. Por ka edhe më Kak dhe Sedorf nuk janë shumë në formë dhe kjo do të jetë një humbje e madhe për Milanin në prag të një sfide të vështirë. U duk sikur futja e tifozit në n fushë dhe sulmi ndaj Didës do të mund të ndryshonte dicka, megjithatë përvec vlerësimeve të Didës për aktrimin e tij nuk ka për të patur zhvillime të tjera. Vetë Galiani u shpreh se nuk do të ankohej tek UEFA në lidhje me këtë ngjarje. Përkundrazi sipas mediave italiane do të jetë poriteri brazilian ai që me shumë mudnësi do të gjobitet nga ana e klubit të tij. Por të njëjtin fat e pret edhe shërbimin e sigurisë të Sëlltikut, që është fajtor që la tifozin të futej në fushë. Përvec dëmit të imazhit, Milani i Gllasgout duhet që të japë llogari edhe për dështimin e rradhës në Evropë. "Kuqezinjtë" po kalojnë momente të vështira në kampionat dhe këtë e tregojnë rezultatet negative të arritura. Dhe për këtë nuk mjaftojnë as fjalimet e Ancelotit që shprehet se kjo është një periudhe e zezë e cila do të kalojë së shpejti. Përvec problemit të Didës, Milano ka edhe shumë të tjerë. Kështu ka edhe dëmtime në ekip, të cilat e vështirësojnë situatën. Rasti Ronaldo ka hapur shumë probleme dhe akoma nuk është arritur në një zgjidhje. Për më tepër që ka lojtarë të cilët janë të lodhur dhe nuk ka futbollistë që tim zëvendësojnë blerja e re Pato do të mbërrijë në janarpor ndërkohë kampionati vazhdon të ecë dhe të dielën është një sfidë e fortë ndërmjet Lacios dhe Milanit. Lacialët tashmë janë me krahë pas barazimit me Realin e Madridit dhe pas kësaj besojnë se mund të arrijnë gjithcka. Ndërsa nga ana tjetër një Milan me probleme, të lodhur që ende nuk po shkëlqen këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›