E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bluzi i Dr. House

Nga Express më 24 mars 2011 në ora 11:16

Aktori britanik, Hugh Laurie (51), ka përfunduar incizimin e albumit të tij të parë “Let Them talk” (Lërini të Flasin), të inspiruar me muzikën e New Orleans.

Laurie është aktori më i paguar amerikan, ngase fiton 400,000 dollarë për një episod të serialit ‘Dr. House”. Por, ai ka hequr dorë nga të gjitha (ndodhësh vetëm përkohësisht) për të realizuar ëndrrën e tij – të bëhet bluz muzicient. Luarie tashmë ka mbajtur një koncert në New Orleans, ku edhe ka promovuar albumin e tij.

Bluz albumi "Let Them Talk" është incizuar vitin e kaluar, në Los Angeles.
"Unë jam një britanik i bardhë, i klasës së mesme, i cili kurrë s’ka jetuar në Alabama, e as s’ka ngrënë griz.

Andaj, jam i vetëdijshëm se do të ketë përlot kritika. Për më keq, jam edhe aktor – një nga ata njerëzit e llastuar të cilëve të gjithë ua bëjnë qejfin, megjithëse ata s’mund të gjejnë as daljen nga aeroporti pa iu ndihmuar dikush”, theksoi ‘House’ në një intervistë për gazetën ‘The Guardian’.

Ndryshe, albumi del më 9 maj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›