Vinca e Brovina fitojnë “Flakadanin...”
Poezitë “Vdekja e luftëtarit” e Agim Vinca si dhe “Amaneti” i Flora Brovinës, janë poezitë fituese të orës së madhe letrare të manifestimit tradicional të kulturës” Flakadani i Karadakut” , që mbahet në Viti, në shenjë nderimi të veprës së dëshmorit të kombit Nijazi Azemi – Komandant “Mjekrra”.
Ora e madhe letrare e Flakadanit të Karadakut, grumbulloi poetët më të dalluar nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët në prezantimin e tyre lartësuan figurën e dëshmorit Nijazi Azemi si dhe dëshorëve tjerë. Në këtë orë letrare krahas Agim Vincës dhe Flora Borivinës me poezitë e tyre u paraqitën edhe Ibrahim Kadriu, Shefqet Rexhepi, Berat Luzha, Rrahim Sadiku, Xhevat Latifi, Sarë Gjergji.
Lumnije Thaçi, Frok Kristaj etj. Komisioni vlerësues i orës letrare në përbërje Nazmi Beçiri, kryetar e Ramadan Musliu e Ismajl Baftijari, anëtar, me çmimin e parë nderoi poeten Flora Brovinën dhe poetin Agim Vinca, me çmimin e dytë Burhaedin Xhemajli nga Kumanova dhe me çmimin e tretë Berat Luzhën.