E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boateng mbetet në Milan

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 16:08

Presidenti i Genoas Enrico Preziosi ka bërë të ditur se mesfushori Kevin Prince Boateng do të mbetet në Milan në pronësi të përbashkët mes klubeve.

Reprezentuesi ganez do të jetë anëtar i Rossonerëve edhe sezonin e ardhshëm pasi klubi milanez është i kënaqur me kontributin e tij. Boateng nënshkroi për Genoan në gusht 2010 por menjëherë ishte huazuar në San Siro.

“Boateng ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm. Milan do ta mban atë në bazë të marrëveshjes fillestare”, tha Preziosi për Radio Kiss Kiss.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›