E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon dialogu Prishtinë - Beograd

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 19:29

Takimi i tretë radhazi ndërmjet delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit është duke vazhduar në Bruksel, ndërkaq që do të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Temë diskutimi gjatë këtij takimi do të jenë energjia elektrike, telekomunikacioni, përderisa është paralajmëruar se mund të diskutohet edhe për mundësinë e lëvizjes së lirë.

Deri tani Bashkimi Evropian, i cili po ndërmjetëson këto bisedime, nuk ka bërë të ditur për ndonjë zhvillim konkret, ndërkohë që nuk ka qenë në gjendje ende të përgjigjet se çfarë mund të përfitojë Kosova nga ky dialog.

Drejtori menaxhuar për Ballkanin Perëndimor në Këshillin e BE-së Mirosllav Lajçak, ka thënë se Kosova përfiton një kanal të komunikimit të drejtpërdrejtë me Beogradin dhe kjo sipas tij është një fitore për të dyja palët.

Megjithatë, Lajçak nuk ka mundur të japë ndonjë parashikim sa i përket përfitimeve që mund të ketë Kosova nga procesi i dialogut, përderisa dihet se ky dialog do t’i ndihmojë Serbisë që ta marrë statusin e kandidatit për t’u anëtarësuar në BE.

Në dy takimet e para ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka pasur përafrim të qëndrimeve ndërmjet palëve, por jo edhe arritjen e ndonjë marrëveshjeje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›