Nuk jam magjistar Villas- Boas prezantohet tek Chelsea

“Nuk jam Mourinho dhe as magjistar për të fituar i vetëm”. Me këtë kartvizitë Andre Villas-Boas është prezantuar, teksa ka folur për herë të parë si trajner i Chelsea. Portugezi 33-vjecar dha dorëheqjen nga Porto, pas një sezoni të shkëlqyer me fitimin e titullit kampion dhe Ligën e Evropës, për tu bërë tekniku i shtatrë në erën e Roman Abramovic te blutë e Londrës.
Villas-Boas kja zëvendësuar në pankinën e skuadrës angleze italianin Carlo Ancelotti, ndërsa në intervistën e parë pas transferimit të Premier League, trajneri është shprehur se nuk mund të bëjë mrekulli pa ndihmën e klubit dhe të skuadrës.
"Mos prisni asgjë nga një njeri i vetë. Ardhja ime këtu nuk do të thotë asgjë, por është skuadra dhe dëshira e saj për të fituar, e cila do të bëjë diferencën. Do të krijojmë një mënyrë tjetër kominikimi me klubin, skuadrën dhe tifozët tanë, për të vazhduar rrugën drejt suksesit”, ka thënë Villas-Boas, transferimi i të cilit e detyroi Chelsea t’I paguajë Portos 15 milionë euro për të prishur në mënyrë të njëanshme kontratën.
“Jam i bindur se do të shpërblej të gjithë besimin e klubit, duke vendosur si objektiv të katër trofetë e mundshëm sezonal”, ka përfunduar trajneri portugez, I cili pritet të sjellë në Londër futbollistin kolumbin Falkao. Sulmuesi është një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos evropiane, pasi shënoi 17 gola me Porton në edicionin e fundit të Ligës së Europës.
Nertan Prifti