E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boateng synon ta rrëzojë Interin

Mesfushori i Milanit, Kevin-Prince Boateng synon të shuajë shpresat e Interit për inkuadrim në garë për titull në Serie A, duke e mposhtur në derbi të dielën.

Nerazzurrët janë aktualisht në pozitën e pestë dhe një humbje nga Rossonerët do t’i dërgonte ata në 11 pikë prapa liderit.

“Jemi skuadra më e fortë dhe duam të nokautojmë Interin nga gara për Scudetto. Më pëlqen atmosfera në qytet para derbit. Të gjithë janë të çmendur për këtë duel”, tha Boateng për Tuttosport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›