Villas-Boas s’ka problem me Lampardin

Menaxheri i Chelseas, Andre Villas-Boas, ka insistuar se ka marrëdhënie fantastike me mesfushorin Frank Lampard.
Trajtimi i Lampardit nga Villas Boas ka qenë një prej temave më të përfolura prej kur portugezi mori drejtimin e gjigantit londinez dhe tregoi se nuk frikësohet ta lë yllin anglez në bankën rezervë. Por, ai ka insistuar se nuk ka mosmarrëveshje mes tyre.
“Ne flasim çdo ditë dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme mes vete”, deklaroi Villas-Boas për BBC Sport.