E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Niveli ekonomik, PS-ja gënjen

25/01/2009  Reagon PD-ja

Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së Aldo Bumçi ka kundërshtuar deklaratat e Partisë Socialiste lidhur me nivelin ekonomik të qytetarëve shqiptarëve. Në një konferencë për shtyp Bumçi, pasi i ka cilësuar ato shpifje, ka theksuar se vendi ynë është më shpresëdhënësi ndër vendet e rajonit. “Në serinë e shpifjeve dhe mashtrimeve të radhës Edi Rama nxori zëdhënësin e tij, që lexoi statistikat e ‘Gallup Ballkan Monitor’, një organizatë kjo që në Shqipëri përfaqësohet nga grupe të majta. Shqipëria është sot vendi më shpresëdhënës në rajon, me rritjen ekonomike dyshifrore dhe me rezultate të larta në luftën kundër korrupsionit”, - theksoi zyrtari i lartë i PD-së. Duke përdorur gjuhën e shifrave, Bumçi tha se vetëm në harkun kohor të dy muajve Shqipëria ka firmosur kontrata koncensionare me një vlerë prej rreth 3.5 miliardë euro, si dhe janë kursyer rreth 4 miliardë dollarë në tre vjet qeverisje nga lufta antikorrupsion në tatime, dogana dhe në shpenzimet operative. “Shqipëria, - vijoi ai, - në vitin që shkoi u rendit vendi i dytë në botë nga Banka Botërore për klimën e biznesit.” Përmbyllja e ratifikimit të MSA-së nga 27 vendet e BE-së, marrja e ftesës për anëtarësim në NATO dhe vazhdimi i ratifikimit të protokollit nga vendet anëtare të Aleancës për partinë më të madhe të mazhorancës janë një tregues i qartë i sukseseve në rritje të qeverisë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›