E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delain, edhe 48 orë për firmosjen e kontratës

Sasa Delain, kongolezi me pasaportë gjermane, kur kanë mbetur edhe 48 orë nga mbyllja e merkatos verore shqiptare(31 gusht, ora 12:00) nuk është bindur ende të firmosë kontratën e tij të re me Partizanin.
Qendërmrojtësi i Partizanit, gjithsesi vazhdon të jetë nën urdhërat e Bajkos dhe nesër pritet të zhvillojë bisedën e fundit me presidentin Albert Xhani.
28-vjecari Sasa Delain, që luajti në dy ndeshjet e Kupës Intertoto kundër qipriotëve të Ethnkos Achnas, shënoi sezonin e kaluar 5 gola, ndërsa në të gjithë karrierën e tij shqiptare, që nga debutimi me Vllazninë më 23 shkurt të vitit 2002, ka realizuar 8 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›