Leandro: “Lamtumirë Shqipëri, faleminderit FSHF”

Futbollisti brazilan Leandro Gilmiranda Da Silva, i cili pritej të aktivizohej për Partizanin gjatë sezonit 2006-2007, do të largohet drejt vendlindjes së tij, pas vendimit të dhënë nga Komisioni i Apelit, që "kopjoi" vendimin e dhënë disa ditë më parë nga ai i Disiplinës, duke e konsideruar atë përfundimisht një lojtarë të Vllaznisë.
Leandro mbërriti në Shqipëri pas ofertës së bërë nga presidenti i Partizanit, Albert Xhani, së bashku me mbrojtësin Alain Kardek, por u bllokua nga presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj.
Sipas argumentit FSHF, Leandro duhet të presë merkaton e tetorit që të vishet i "kuq", pasi zyrtarisht është ende nën kontratë me skuadrën shkodrane.
Leandro shënoi sezonin e kaluar 3 gola me Vllazninë.