E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe nuk lëviz nga Berati, Klosi i vetëm në Korçë

Erjon Brace

Erjon Brace, deputeti i Partisë Socialiste, i ka qëndruar besnik deklaratës se nuk do të pranojë delegimin në Korcë me ndryshimet e reja në strukturën organizative të socialistëve që përcaktojë Asambleja Kombëtare.

Në  mbledhjen e strukturës së PS-së në Korçë ka qenë i pranishëm vetëm Blendi Klosi, i cili nuk ka pranuar të komentojë për mungesën e të deleguarit të Asamblesë Kombëtare.

Sot, Brace ka ritheksuar se nuk lëviz nga Berati edhe pse ai është caktuar nga Asambleja Kombëtare anëtari i kryesisë në qarkun e Korçës. Këtë gjë ai e ka deklaruar pikërisht nga qyteti i Beratit.

“Për asnjë arsye, për asnjë moment, për asnjë ofiq, nuk do të lëviz nga plotësimi i mandatit në qarkun e Beratit. Përpara ofiqit të anëtarit të kryesisë, natyrisht që kam detyrim përkundrejt njerëzve që kam zgjedhur këtu dhe natyrisht edhe ndaj socialistëve që kam punuar dhe kam ndarë të gjithë aktivitetin tim politik dhe elektoral. Nuk lëviz nga Berati për asnjë arsye, është shprehur deputeti i PS-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›