E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boca Juniors kërkon Gattuson

Klubi argjentinas Boca Juniors ka shprehur interesimin për transferimin e mesfushorit të Milanit, Gennaro Gattuso.

Veterani italian do të jetë futbollist i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Rossonerët në qershor. Gattuso kishte pranuar se do ti pëlqente të rikthehej në Glasgow Rangers por si opsion i ri është paraqitur edhe Boca.

“Gattuso është futbollist i cili na pëlqen dhe dyert tona janë gjithmonë të hapura për futbollist me famë si ai”, deklaroi drejtori sportiv i Boca Juniorsit, Pablo Dugna për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›