E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie, i pavendosur

Sulmuesi Robin van Persie i është bashkuar ekipit të Holandës para Euro 2012 pa marrë vendim përfundimtar rreth të ardhmes së tij me Arsenalin.

28 vjeçari, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij, zhvilloi biseda me menaxherin Arsene Wenger dhe drejtorin ekzekutiv Ivan Gazidis të mërkurën. Por, nuk u mor ndonjë vendim dhe Van Persie tani është i përqendruar në përgatitje për Euro 2012.

Ai ka realizuar 41 gola në 53 ndeshje për klubin dhe Kombëtaren e tij gjatë këtij sezoni. I pyetur nga BBC Sport nëse e ardhmja e tij do të sqarohet së shpejti, Van Persie u përgjigj: “Kurrë nuk dihet por Arsenali është klub i madh. Pa marrë parasysh se çka ndodh, gjithmonë do ta dua këtë klub”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›