Elia, pranë Benficas

Mesfushori i Juventusit, Eljero Elia është në prag të transferimit në Benfica. Sipas medieve portugeze mungojnë vetëm detajet për finalizimin e kalimit të tij te Benfica.
Holandezi erdhi në Juventus në verën e vitit të kaluar nga Hamburg por asnjëherë nuk zuri vend në formacionin bazë të trajnerit Antonio Conte.
Elia, spekulohet se dëshiron të kalojë te Benfica për të ringjallur karrierën e tij pas periudhës së vështirë që kaloi në Torino. Elia së fundmi është kërkuar edhe nga Newcastle United.