Di Matteo, njeriu i duhur për Chelsean

Ish futbollisti i Chelseas, Marcel Desailly mendon se Roberto Di Matteo është “njeriu i duhur” për të udhëhequr skuadrën, pa marrë parasysh rezultatin e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut të shtunën.
Ish selektori i Anglisë, Fabio Capello spekulohet se mund të emërohet në krye të gjigantit londinez. Por, Di Matteo ka shkëlqyer prej kur u emërua në postin e menaxherit të përkohshëm pas shkarkimit të Andre Villas-Boasit në mars.
“Mendoj se është njeriu i duhur për ta udhëheq Chelsean”, deklaroi Desailly, i cili kaloi gjashtë vite në Chelsea nga 1998-2004.