Reja braktis Lazion

Edy Reja është dorëhequr nga posti i trajnerit të Lazios, edhe pse skuadra u kualifikua për në Europa Lerague, për sezonin e dytë të njëpasnjëshëm.
Skuadra romake përfundoi e katërta në Serie A kurse Reja ka vendosur se është koha e duhur që ai të përfundojë aventurën e tij në Olimpico. ‘Aventura ime me Lazion përfundon me kaq.
Presidenti Lotito më ka dhënë përkrahje dhe ka kërkuar nga unë të vazhdoj. Por, kam refuzuar sepse tashmë kam vendosur të largohem”, deklaroi Reja për Cittaceleste.it.