E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi i beson Sneijderit

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka insistuar se Wesley Sneijder vazhdon të jetë anëtar i rëndësishëm i skuadrës.

E ardhmja e holandezit është vënë në dyshim pasi ai ishte shumë pranë largimit nga klubi gjatë verës së shkuar kurse Inter nuk është kualifikuar për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

“E shohim Sneijderin si një futbollist i cili mund të luajë rol vendimtar në të ardhmen e Interit, ai nuk ka probleme këtu. Interi duhet të vazhdojë të punojë për të nxjerr maksimumin nga futbollistët që ka”, deklaroi Moratti për uebfaqen zyrtare të Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›