“Japonia ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës”
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, priti në një takim ambasadorin e Japonisë Hirojasu ANDO, me rastin e akreditimit të tij si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Shqipërisë. Basha vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, marrëdhënie që shënuan kulmin me vizitën e kryeministrit Berisha në Japoni, në shkurt të vitit të kaluar. Ministri shprehu falënderimet për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Shqipërisë gjatë 20 viteve të fundit. Gjatë takimit, ministri vuri në dukje reformat e ndërmarra nga Shqipëria duke vënë theksin tek politikat dhe reformat ekonomike. Iniciativa “Shqipëria 1 euro”, regjistrimi i biznesit në një sportel të vetëm dhe eliminimi i shumë tarifave, kanë krijuar një klimë mjaft të favorshme për investimet, provë e qartë kjo e vendosmërisë së qeverisë shqiptare, e cila nëpërmjet përmirësimit të kuadrit ligjor në fushën e biznesit ka krijuar të gjitha lehtësirat për investitorët e huaj. Ai vlerësoi interesimin e kompanive japoneze në sektorë si energjetika fushat minerare, teknologjia e informacionit etj dhe shprehu interesimin e qeverisë shqiptare për të mbështetur projektet e tyre në një realizim sa më të suksesshëm. Ministri shprehu edhe një herë gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të thelluar bashkëpunimin dhe për të ngritur në një nivel më të lartë marrëdhëniet me Japoninë. Ambasadori japonez, nga ana e tij, vlerësoi nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Ai përgëzoi arritjet e Shqipërisë në proceset e integrimit dhe siguroi vazhdimësinë e mbështetjes së Shqipërisë nga qeveria japoneze. Në veçanti ai vuri në dukje se Japonia ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. Vitin e kaluar qeveria japoneze afroi një ndihmë prej 3 milionë USD për Kosovën dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë edhe në të ardhmen.
Gjithashtu, ambasadori falënderoi për kujdesin që qeveria shqiptare u kushton marrëdhënieve me Japoninë dhe mbështetjen e kandidaturave të saj në organizatat ndërkombëtare.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2009