PS-Dade: “MSA-ja s`mbyllet këtu, çdo vend duhet të depozitojë instrumentet e ratifikimit pranë KE-së”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste inkurajon kryeministrin Berisha të aplikojë për statusin e vendit kandidat për BE-në, ndërsa thekson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jenë decizive për këtë hap. Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS-së, Arta Dade, një ditë pas ratifikimit të MSA-së nga Greqia, vendi i 25-të i BE-së, tha se deklaratat e ndërkombëtarëve kanë bërë thirrje që Shqipëria të mos ngutet për momentin. "Kemi dëgjuar komisionerin Olli Rehn të thotë që Shqipëria nuk është ende gati, madje, edhe dje zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Luksemburgut sugjeroi që Shqipëria nuk duhet të ngutet në hedhjen e këtij hapi për të bërë kërkesën që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Gjithsesi, ne do ta inkurajonim Kryeministrin e Shqipërisë që, në konsultë me Presidencën Çeke të BE-së, të bëjë këtë hap dhe të kërkojë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, pavarësisht vërejtjeve shumë thelbësore siç janë në mënyrë të veçantë sfidat madhore që ka Shqipëria në organizimin e zgjedhjeve të lira, të drejta, demokratike dhe të ndershme", - tha Arta Dade, sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë në PS. Megjithëse MSA-ja tashmë është e ratifikuar, mbeten ende procedura të tjera për të arritur plotësisht këtë hap. "Puna nuk mbyllet këtu, sepse çdo vendi i duhet që të depozitojë instrumentet e ratifikimit pranë Këshillit të Komisionit Evropian", - u shpreh Dade.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2009