Solis: “Protestuesit, shoqata fashiste dhe individë ekstremistë, jo OMONIA”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Partia e të Drejtave të Njeriut si dhe organizata OMONIA në Shqipëri kanë përgënjeshtruar dje pretendimet e mediave se përfaqësues të tyre kanë marrë pjesë në protestën e 150 vetëve përpara Parlamentit grek, të cilët kërkonin mosnënshkrimin e MSA-së me Shqipërinë, nga Greqia. Minoriteti grek në Shqipëri, zyrtarisht, ka përshëndetur nënshkrimin e MSA-së edhe pse, sipas tyre, me vonesë. Në një prononcim ekskluzivisht për gazetën “Ballkan”, Sekretari i PBDNJ-së dhe deputeti i Parlamentit, Leonard Solis, ka sqaruar zyrtarisht se eksponentë apo përfaqësues të tyre nuk kanë marrë pjesë në këto protesta. Solis, i cili përshëndeti nënshkrimin e këtij protokolli nga Parlamenti grek nënvizoi “jemi jashtëzakonisht të kënaqur që më në fund i takoi Parlamentit grek për të ratifikuar MSA-në që mbyll kështu ciklin e ratifikimit. Mendoj se Shqipëria është një hap më përpara drejt Evropës. Do të donim që të ishte kryer më shpejt, por normalisht që vendet fqinje kanë të mirat e tyre në marrëdhëniet bilaterale, të cilat janë më intensive sesa shtetet e tjera, siç ndodh nganjëherë, p.sh. midis Francës dhe Gjermanisë apo Belgjikës, kanë probleme shumë më tepër si vende kufitare me njëra-tjetrën. Megjithatë është një hap i madh përpara, PBDNJ përshndet ratifikimin, OMONIA përshëndet ratifikimin. Dhe do të doja të thoja se disa zëra jashtë Parlamentit grek nuk kanë të bëjnë fare me PBDNJ-në apo OMONIA-n. Aty janë parë të hidhen thirrje nga disa organizata, si Hrisi Avgji” (Lindja e Artë) të cilat nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me OMONIA-n, e cila ka qenë e pastër dhe me shpirt mbështet marrëveshjen e MSA-së. E ardhmja jonë është në Shqipëri dhe të gjithë së bashku punojmë për përparimin e Shqipërisë, që të shkojë atje ku i takon në Evropë. Ne i dënojmë ato protesta dhe nuk kanë të bëjnë fare me partinë dhe organizatën OMONIA. Për sa i përket NATOS-së, unë kam përshtypjen se do të kalojë shumë shpejt, natyrisht që ky ishte një hap shumë më i madh sesa ratifikimi për NATO-n. Hyrja në BE është shumë më e ndjeshme, pasi do të shoqërohet që nga liberalizimi i vizave dhe me radhë. Është një hap paksa i vonuar por në drejtimin e duhur, megjithëse duan dhe shumë ujëra për të rrjedhur që Shqipëria të anëtarësohet, ka shumë detyra për vetë ne shqiptarët për të realizuar, për politikën dhe çdo shqiptar. Në demokraci dhe pluralizëm është e rëndësishme për sa i përket kundërshtive të ketë edhe zëra kundër”, - përfundoi sekretari i PBDNJ-së, Solis.
P.Shehu
Ky lajm është publikuar: 16/01/2009