E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: “Banka Botërore do të përgënjeshtrojë akuzat e opozitës për projektin e Jalës”



Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka përgënjeshtruar dje akuzat e opozitës për shtrembërim të projektit të Bankës Botërore nga dhëndri i kryeministrit Berisha në bregdetin e Jalës. Gjatë fjalës së mbajtur dje në Kuvend, Bode është shprehur se më datën 19 shkurt do të mblidhet Bordi i Bankës Botërore dhe më pas do të dalë në një konferencë për shtyp për të përgënjeshtruar akuzat e opozitës. Ai bëri të ditur se prishja e banesave në Jalë është bërë me lejen e Bankës Botërore dhe në përputhje me ligjet shqiptare për prishjen e të gjitha banesave pa leje në zonën e bregdetit. Bode gjithashtu shpjegoi se për këtë çështje ekziston një material i qeverisë socialiste në vitin 2004 e cila angazhohet të përshpejtojë prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit jugor. Bode më tej tha se hetimi i Panelit të Bankës Botërore është bërë për procedurat e brendshme të Bankës që janë ndjekur për këtë projekt dhe, sipas tij, hetimi nuk lidhet aspak me procedurat e ndjekura nga qeveria shqiptare.

13 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›