E Diel, 1 Nëntor 2026

Lutaj: “Strukturat e policisë po humbasin efikasitetin në luftën ndaj krimit”



Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj, gjatë fjalës së mbajtur dje në Kuvend, ka akuzuar strukturat e policisë se nuk po tregojnë efikasitetin e duhur në luftën kundër krimit. Duke u nisur nga plagosja e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, Lutaj tha se kjo ngjarje tregon se strukturat e Policisë së Shtetit po humbasin përditë e më shumë efikasitetin e tyre në luftën kundër krimit. “Janë disa ngjarje tronditëse që kanë ndodhur gjatë këtij viti, ngjarje që lidhen jo vetëm me vrasje mafioze, me korrupsion mafioz, me dhunë dhe deri djegie klasike mafiozësh nëpër makina dhe banesa. Të gjitha këto ndodhi janë tregues i rrezikut eminent që ofron krimi i organizuar, strukturat kriminale dhe bashkëpunimi i segmenteve të inkriminuara. Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët, rritjen e varfërisë dhe të pasigurisë në vend”, - është shprehur Lutaj.

13 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›