Strategjia e PS-së për parandalimin e manipulimeve në zonat problematike
Selia rozë do të ngrejë grupe të posaçme për të monitoruar procesin. Si do të pengohen tentativat për grabitjen e votave
Shaban Sulçe
Partia Socialiste ka hartuar strategjinë për të parandaluar dhe demaskuar skemat e mundshme të manipulimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Në Shtabin Elektoral të Partisë Socialiste është krijuar grupi për trajtimin ligjor dhe administrativ të zgjedhjeve. Këtij grupi i janë përcaktuar edhe detyrat konkrete që kanë të bëjnë me strategjinë për ndalimin e manipulimit të mundshëm të zgjedhjeve. Konkretisht, në këtë strategji kërkohet të përcaktohet harta e zonave problematike të administrimit të zgjedhjeve. Gjithashtu në të kërkohet hartimi i listës me llojet kryesore të manipulimit dhe dhunimit të zgjedhjeve. Duke patur parasysh problemet që mund të ndodhin gjatë procesit zgjedhor në zonat problematike, Shtabi Elektoral i Partisë Socialiste ka menduar të krijojë një rrjet kombëtar për të administruar zgjedhjet në këto zona. Gjithashtu është bërë përcaktimi i koordinatorëve dhe grupeve për çdo qark dhe bashki që do të merren me parandalimin e manipulimeve të mundshme në zonat problematike.
Militantët
Në vëmendjen e Partisë Socialiste për të ndalur manipulimet e mundshme të procesit zgjedhor do të jenë edhe militantë të caktuar të Partisë Demokratike, të cilët kanë rezultuar problematikë gjatë procesve të mëparshme zgjedhore.
Në strategjinë elektorale të selisë rozë, përveç përgatitjeve të strukturave dhe organizatave bazë për përballimin me sukses të fushatës zgjedhore, zë vend gjithashtu edhe një kapitull i veçantë që është strategjia dhe plani për mbrojtjen e votave nga manipulimet e mundshme. Për këtë arsye, selia rozë u ka dërguar një udhëzim të gjitha strukturave dhe organizatave të saj lokale për të evidentuar të gjithë personat problematikë në zona, të cilët kanë shkaktuar probleme dhe kanë tentuar të manipulojnë apo kanë manipuluar votat gjatë proceseve të mëparshme zgjedhore. Sipas burimeve në selinë rozë, evidentimi i personave të tillë nga organizatat dhe strukturat lokale të PS-së do të shërbejë për t’i patur në mbikëqyrje gjatë procesit zgjedhor dhe për të penguar dhe denoncuar çdo tentativë të tyre për grabitjen apo dëmtimin e kutive të votimit. Pavarësisht se Partia Socialiste do të ketë dy anëtarë në komisionet e votimit dhe të numërimit të votave, selia rozë gjithsesi u druhet manipulimeve të mundshme që mund të shkaktohen nga maxhoranca aktuale gjatë procesit të votimit. Evidentimi i personave që përbëjnë rrezik për procesin zgjedhor është njëra prej pikave kryesore të strategjisë së Partisë Socialiste, por në këtë strategji gjenden edhe pika të tjera, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e procesit zgjedhor.
Policia elektorale
Kohët e fundit, Partia Socialiste ka ndarë shqetësimin e saj në lidhje me rrezikun që u kanoset zgjedhjeve si rezultat i emërimeve politike të militantëve të PD-së në krye të strukturave të Policisë së Shtetit. Ky shqetësim është shprehur në mënyrë të vazhdueshme nga ana e deputetit socialist Pirro Lutaj, i cili ka thënë se procesi zgjedhor rrezikon të kryhet normalisht si rezultat i krijimit të Policisë Elektorale. “Veprimet në drejtim të lëvizjes së pakriter dhe politikisht të motivuar të kuadrove të policisë që, për hir të së vërtetës, ka shoqëruar politikën e Ministrisë së Brendshme qysh me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, si dhe vendimi më i fundit i qeverisë për të marrë në punë rreth 1600 punonjës mbi organikat ekzistuese të ministrive, baraz me të paktën 5 ministri të mëdha aktuale, janë një veprim i qartë për një sinjal ogurzi, në fermentim, me synim vënien e strukturave të policisë së shtetit nën diktatin politik të maxhorancës qeverisëse duke cenuar rëndë rolin dhe funksionet kushtetuese të policisë së shtetit e njëkohësisht duke rrezikuar jo vetëm besueshmërinë e këtij institucioni, por në radhë të parë, e mbi të gjitha, procesin zgjedhor dhe rolin e policisë së shtetit në këtë proces”, - ka deklaruar deputeti Lutaj.
13 Shkurt 2009