Prishepov: Koha për marrëdhënie më të mira
Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Prishchepov, thotë në një intervistë ekskluzive për gazetën "Shqip", se kushtet janë pjekur për t‘u dhënë një shtysë marrëdhënieve të gjithanshme midis Rusisë dhe Shqipërisë. "Tani është radha e vullnetit politik. Rusia është e hapur për çdo lloj forme të bashkëpunimit me Shqipërinë", thotë Prishchepov. Ai nënvizon se vendi i tij është gati të zhvillojë kontakte edhe në linjën parlamentare. "Para pak kohësh, një delegacion i Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Dumës Shtetërore të Rusisë ishte në Shqipëri. Kryetari i këtij komiteti, Konstantin Kosaçov, ka dërguar një ftesë në Shqipëri, që pala shqiptare të kthejë vizitën. Ne nuk shohim ndonjë pengesë për realizimin e një vizite të tillë", thotë ai. Ambasadori rus në Tiranë është optimist për nënshkrimin e shumë marrëveshjeve dypalëshe, ndërkohë që së shpejti pritet një e tillë në fushën e kulturës, për një periudhë trevjeçare.
Zgjedhjen e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e shikon një moment për "nisjen e një marrëdhënieje konstruktive në favor të të dyja vendeve dhe bashkësisë botërore në përgjithësi".
Marrëdhëniet Shqipëri-Rusi shihen gjithnjë me interes. Cilat janë pritshmëritë?
Ne i shohim marrëdhëniet me Shqipërinë si shumë të rëndësishme për politikën tonë në Ballkan. Gjithashtu, i japim prioritet vazhdimit të dialogut politik me Shqipërinë, si dhe zhvillimit të marrëdhënieve të gjithanshme mes dy vendeve, mbi bazën e pragmatizmit dhe përfitimit të ndërsjellë. Aktualisht, ne vërejmë një dinamikë pozitive në marrëdhëniet tona. Në 2006-ën, gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm shqiptar në Moskë, u përcaktuan drejtimet e zhvillimit të marrëdhënieve tona. Këto plane dhe orientime, sipas mendimit tonë, zbatohen jo keq. Komisioni ndërqeveritar rinisi punën për bashkëpunimin ekonomik dhe shkencor. Gjatë dy viteve të fundit, këto komisione kanë mbajtur dy mbledhje, respektivisht në Tiranë dhe Moskë. Pavarësisht qëndrimit të vendeve tona ndaj disa problemeve të caktuara ndërkombëtare, Rusia është gati për zhvillim të mëtejshëm të dialogut politik në nivele të ndryshme, për rritjen e vëllimit dhe cilësisë së kontakteve për bashkëpunim në organizmat ndërkombëtare dhe rajonale. Ne mendojmë se për zhvillimin përparues të marrëdhënieve tona nuk ka kurrfarë pengese. Madje janë të gjitha kushtet e nevojshme. Në veçanti, lidhur me këto marrëdhënie, ekziston një bazë e së drejtës dhe marrëveshjes. Ka mundësi potenciale. Ka tradita të mira të së shkuarës në fqinjësinë e mirë dhe marrëdhëniet miqësore. Ka dhe shenja të mira në bashkëveprimin aktual në fushën e arsimit dhe kulturës. Ne jemi për zhvillimin e vazhdueshëm të kontakteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme në të gjitha nivelet. Ne mendojmë se ky dialog duhet të zgjerohet, sepse shkëmbimi konkret i mendimeve për probleme konkrete ndihmon mirëkuptimin e ndërsjellë. Ne jemi gati të shqyrtojmë çfarëdolloj propozimi rreth këtij aspekti.
Ne kemi disa dokumente për projekte dypalëshe të cilat do t‘i nënshkruajmë së shpejti. Konkretisht, këto ditë kemi pasur mirëkuptim për nënshkrimin e një marrëveshjeje për një periudhë trevjeçare në fushën e kulturës. Mendojmë se të gjitha kushtet për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve ekzistojnë. Tani është radha e vullnetit politik. Rusia është e hapur për çdo lloj forme të bashkëpunimit me Shqipërinë.
Keni pasur ndonjë pengesë nga ana e palës shqiptare?
Ne nuk shohim ndonjë pengesë.
Mendoni se marrëdhëniet politike duhet të marrin një shtysë të mëtejshme?
Unë mendoj se për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe politike midis dy vendeve tona kushtet janë pjekur. Bashkëveprimi ynë në arenën ndërkombëtare është duke u rritur. Atmosfera e krijuar nënkupton hapjen, sinqeritetin dhe mirëkuptimin për zhvillimin e marrëdhënieve, llogaritjen dhe marrjen parasysh të interesave dhe qëndrimeve parimore të partnerëve dhe kuptimin adekuat të realitetit ekzistues. Ne mendojmë se të gjitha këto ekzistojnë dhe nuk ka pengesa në këtë aspekt. Ne jemi, gjithashtu, gati të zhvillojmë kontaktet në linjën parlamentare. Para pak kohësh një delegacion i Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Dumës Shtetërore të Rusisë ishte në Shqipëri. Kryetari i këtij komiteti, Konstantin Kosaçov, ka dërguar një ftesë në Shqipëri, që pala shqiptare të kthejë vizitën. Ne nuk shohim ndonjë pengesë për realizimin e një vizite të tillë.
Një aspekt ku dy vendet gjithmonë gjejnë veten është kultura. A ka ndonjë projekt në këtë fushë?
Ne kemi lidhje shumë të mira me traditë në këtë sferë. Është traditë që Shqipëria të ketë interes për kulturën ruse. Përkthehet shumë letërsi ruse, klasike dhe bashkëkohore. Vitet e fundit janë përkthyer veprat e klasikëve rusë, Tolstoit, Dostojevskit, Çehovit. Vitin e kaluar doli edhe një vëllim vjershash të autorëve rusë të shekullit XX, i përkthyer nga Dritëro Agolli. Edhe libra të autorëve modernë të kohës së sotme janë botuar tashmë si: L. Vlickaja, A.Toss dhe të tjerë. Me sa vërej, ata kanë sukses në Shqipëri. Kemi ndërmend të botojmë kujtimet e ambasadorit të parë sovjetik në Shqipëri, Chuvakin1. Është një libër shumë interesant. E kam lexuar edhe vetë. Po përgatitet edhe një monografi për marrëdhëniet ruso-shqiptare. Pas nënshkrimit të programit trevjeçar, mendoj se marrëdhëniet tona kulturore do të marrin një shtysë të re.
Rusia festoi javën e kaluar Ditën e Unitetit Kombëtar. Çfarë përfaqëson kjo festë për rusët dhe Rusinë?
Në fakt pak dinë për këtë festë, sepse ajo është e re. Këtë vit është hera e katërt që ne e festojmë këtë festë. Rrënjët e kësaj feste shkojnë rreth 400 vjet të shkuara. Më 4 nëntor 1612, Moska u çlirua nga pushtuesit e huaj. Ajo që është e rëndësishme është se kjo festë shënoi fundin e periudhës së turbullt 30-vjeçare të shtetit rus. Pas vdekjes së Ivan Groznij ("Ivani i Tmerrshëm"), nuk mbeten trashëgimtarë për fronin e Carit. Dhe familjet e mëdha drejtuese nuk u morën vesh kë të zgjidhnin në vendin e Carit. Pushteti mungoi për shumë vjet në Rusi. Konfliktet dhe mosmarrëveshjet filluan. Më 1612, shtresa të ndryshme të vendit e kuptuan se kjo situatë ishte vdekjeprurëse për Rusinë. Kryeqyteti i vendit ishte i pushtuar nga të huajt. Populli e kuptoi se pa një bashkim vendi rrezikonte ekzistencën e vet. Vetiu lindi mobilizimi i gjithë popullit. Kjo ushtri vullnetarësh u udhëhoq nga Dimitrij Pozharskij. Dhe më 4 nëntor 1612, kur u çlirua Moska, u vendos edhe kjo datë si simbolizim i bashkimit të vendit. Kjo datë mendohet se shënon edhe ndërtimin e një shteti të ri dhe të fortë rus. Kështu ne e festojmë këtë festë çdo vit, si festa e bashkimit të të gjithë rusëve.
Presidenti rus, Dimitrij Medvedev, i dha së fundmi mesazhin e tij të parë Asamblesë Federale të Federatës Ruse. Cilat ishin drejtimet e mesazhit të tij? A ka ndonjë të re në politikën e jashtme ruse?
Kjo është një ngjarje e rëndësishme për ne. Sipas Kushtetutës, Presidenti i drejtohet me një mesazh një herë në vit Parlamentit rus. Këtë radhë, Presidenti Dimitrij Medvedev paraqiti jo vetëm planet e zhvillimit për 2009-ën, por edhe për shumë vite të ardhshme. Me këtë ai tregoi se ka një vizion të qartë. Ai shtjelloi të gjitha aspektet e politikës së brendshme dhe të jashtme të vendit, si dhe përparësitë në çdo fushë të jetës. Ai paraqiti edhe masat për optimizmin në drejtimin e vendit me qëllim ngritjen e demokracisë. Konkretisht, Presidenti propozoi një saktësim në Kushtetutë për zgjatjen e periudhës së mbajtjes së postit të Presidentit deri në 6 vjet dhe të Parlamentit deri në 5 vjet. Ai sugjeroi zgjerimin e të drejtave kushtetuese të Parlamentit dhe t‘i jepen funksione kontrolluese ndaj qeverisë. Ai theksoi se e ardhmja e Rusisë është e bazuar në inovacion. Në këtë kontekst, ai nënvizoi përsosjen e sistemit arsimor.
Nga ana tjetër, ai foli gjatë për ngjarjet tragjike të Osetisë së Jugut. Ai tha se vendimi për njohjen e republikave të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore ishte i vështirë, gjithsesi ajo u vendos nga normat e të drejtës ndërkombëtare. Meqenëse udhëheqja gjeorgjiane zgjodhi rrugën e agresionit politik, vendimi për t‘i imponuar paqen agresorit dhe për t‘u përballur me të, çfarë e theksoi Presidenti në veçanti, nuk u mor kundër Gjeorgjisë si vend dhe jo kundër gjeorgjianëve si popull, por për hir të shpëtimit të jetës së banorëve të Osetisë dhe paqeruajtësve rusë që u sulmuan nga agresorët gjeorgjianë. Ai deklaroi disa konkluzione që burojnë nga ky konflikt, por që dalin jashtë kornizave të tij. Konkluzioni i parë: krijimi i një situate të re gjeopolitike.
Rusia tregoi se është e aftë të mbrojë interesat e veta kombëtare dhe të zbatojë detyrimet e veta paqeruajtëse. Konkluzioni i dytë: Rusia nuk do të lejojë të tërhiqet në një garë të re armatimesh. Rusia është e gatshme për bashkëpunime paqësore dhe bashkë me të tjerët në raste të rreziqeve të përbashkëta. Së treti, Rusia është e gatshme të zhvillojë më tej marrëdhëniet me partnerët e saj, ish-republikat e Bashkimit Sovjetik. Së katërti, vendimi i Rusisë për rivendosjen e drejtësisë ndërkombëtare në Gjeorgji tregoi që ne akoma jetojmë në një botë të standardeve të dyfishta. Së pesti, në vitet e fundit në shumë vende të botës sot ka tendenca të pafavorshme. Rusia shpreh bindjen se këto tendenca mund të zgjidhen me përpjekjet e të gjitha shteteve. Prandaj ne jemi për forcimin e rolit qendror të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe rritjen e efektivitetit të strukturave të saj.
Rusia mendon se ka ardhur koha për ngritjen e një arkitekture të re të sigurisë ndërkombëtare. Mirëkuptim duhet në hapësirën Euro-Atlantike. Prandaj, Rusia doli me nismën e nënshkrimit të Traktatit për Sigurimin Evropian. Ky traktat duhet të përmbajë rregulla të sakta dhe të prera, të cilat duhet t‘i respektojë çdo shtet. Ky traktat duhet të përmbajë një qëndrim unik ndaj konflikteve. Në këtë kuadër, Rusia mendon se duhet të gjenden mënyra për kontrollimin e armatimeve.
Kemi një President të ri amerikan. Si do të ndikojë ky fakt në marrëdhëniet Rusi-Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Siç e dimë, kemi një President të ri amerikan dhe ai është Barack O‘Bama. Presidenti rus, Dimitrij Medvedev, e uroi z. O‘Bama. Ai e telefonoi Presidentin amerikan dhe ata patën një bisedë me shumë përmbajtje. Që të dy theksuan karakterin paqësor të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata nënvizuan se zhvillimi i këtyre marrëdhënieve ka rëndësi parimore për të dy popujt respektivë dhe bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi. Ata thanë se në kushtet kur bota po përballet me probleme globale, nevojiten përpjekje të përbashkëta të të gjitha vendeve, si dhe përgjegjësi nga vendet tona. Të dy vendosën nisjen e një marrëdhënieje konstruktive në favor të të dyja vendeve dhe bashkësisë botërore. Ata kanë shumë mundësi të takohen më 15 nëntor në Washington në kuadër të mbledhjes së 20 vendeve më të zhvilluara të botës. Siç e shihni, ne jemi të akorduar pozitivisht.