E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Demshperblimi i ish-te perndjekurve, brenda dy mandateve Eglantina Nasi

Brenda dy mandateve, qeveria do mund ta shlyeje gjithe detyrimin ndaj shtreses se ish-te perndjekurve politike. Nje fakt te tille e ka bere me dije gjate nje raportimi para komisionit parlamentar te Ekonomise, ministri i Financave, Ridvan Bode, shoqeruar me reagime te ashpra nga deputetet socialiste. Por ai ka theksuar gjithsesi, se ligji ndaj kesaj kategorie, eshte zbatuar ne menyre korrekte. "Ne nje mandat, qeveria ndan dy keste. Dhe une ju them se ne vitin 2013, do perfundoje ndarja e kestit te dyte. Gje qe do te thote praktikisht, se ne do ta paguajme brenda dy mandateve, tere detyrimin", sqaroi ai. Ndersa shtoi se pagesa e kestit te dyte, eshte edhe pjesa me e madhe, pasi pjesa qe mbetet, eshte me e vogla, dhe ate e marrin trashegimtaret. "Te japesh gati gjysmen e demshperblimit brenda 4 viteve, do te thote qe brenda 8 viteve, kjo mazhorance, e shlyen detyrimin e saj", argumentoi ai mes te tjerash. Ndersa debate te ashpra e shoqeruan fjalen e tij, permes nderhyrjes se deputetit socialist Erjon Brace, i cili i kerkoi atij shqyrtimin e dosjeve qe u ka kaluar afati. "Jane 3 mije dosje qe jane jashte afateve dhe nuk po shqyrtohen", tha ai, ndersa shtoi se deri me tani kane marre kestin e pare vetem 60% te ish-te perndjekurve. Por ministri e ka sqaruar ate rreth kesaj ceshtje, duke i bere me dije konkretisht se "nese ligji do te hape shtegun per 2-3 mije dosje qe kane mangesi ne dokumentacion, kjo eshte ceshtje vullneti", porse deri tani numri i atyre qe quhen perfitues te menjehershem te demshperblimit, sipas ligjit, eshte permbyllur (11 mije persona). Duke kaluar me pas, ne shifra konkrete, Bode theksoi se qeveria ka dhene qe nga viti 2006, nje total prej 6.5 miliarde lekesh per llogari te kategorise se ish-te perndjekureve politike. Ku nga 11.729 dosje te perfituesve te paraqitura ne Ministrine e Drejtesise, 10.700 prej tyre, e cila eshte e barazvlefshme me sasine prej 85%, ka mundur qe te marre kestin e pare. "Kurse 3% e ish-te perndjekurve ka marre kestin e dyte", sqaroi kreu i Financave. Per te vijuar, se ne total, jane 20 mije dosje qe gjenden ne proces shqyrtimi ne ministrine e Drejtesise dhe fondi qe perllogaritet per demshperblimin e ketyre dosjeve, ne total, perllogaritet te jete 46.6 miliarde leke. Nga ana tjeter, nje debat i ashper shoqeroi seancen e djeshme mes mes ministrit Bode dhe deputetit socialist, Arben Malaj, lidhur me mbeshtetjen e shtreses se invalideve. Ndersa i pari akuzoi se ato nuk po mbeshteten nga qeveria, ministri Bode i tha se fatura sociale per kete shtrese ze ne fakt 11% te buxhetit. "Qeveria e ka rritur mbeshtetjen e shtresave ne nevoje, porse eshte fakt qe Shqiperia ka paketen sociale me te larte ne rajon", vuri ne dukje ai. Ai madje vijoi me tej, duke i akuzuar socialistet se, per qellime elektorale e dyfishuan numrin e perfituesve te ndihmes nga rreth 50 mije ne 100 mije, ndersa nuk e shtuan aspak fondin per ta ne buxhet. Aktualisht, sipas Bodes, numri i personave qe perfitojne nga kjo skeme aktualisht ka shkuar ne 147 mije dhe se rritja e nje pjese te saj eshte bere ne menyre artificiale nga socialistet. Ne fund, lidhur me pensionet e ish-ushtarakeve, ministri i Financave theksoi se u korrigjua nje ligj qe u miratua nga qeveria e majte ne vitin 2005, i cili i 4-fishonte pensionet e parakohshme te tyre vetem per efekt zgjedhor, prandaj ato edhe u ulen ne vitin 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›