Olldashi-opozitës:Në Jalë janë prishur ndërtimet pa leje

Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi nëpërmjet një deklarate për shtyp hodhi poshtë spekulimet lidhur me prishjen e ndërtimeve pa leje në Jalë, pasi sipas tij, ndërtimet janë prishur në bazë të legjislacionit shqiptar. "Në asnjë rrethanë, në asnjë rast, asnjë përfaqësues i qeverisë Shqiptare nuk ka thënë se ndërtimet në Jalë janë prishur me kërkesë të Bankës Botërore. Ndërtimet në Jalë janë prishur në zbatim rigoroz të ligjit shqiptar që vepron në territorin e Shqipërisë", ka thënë ministri Olldashi.
Kreu i MPPTT-së u shpreh se, këto ndërtime, janë prishur në bazë të ligjit shqiptar, ashtu sikurse janë prishur dhjetëra ndërtime pa leje në Ksamil, Borsh, Lukovë, Orikum, Vlorë, Divjakë, Spille, Golem, Gjiri i Lalëzit, Shëngjin, Velipojë", deklaroi ai. Ministri shtoi se "janë qindra ndërtime të prishura përgjatë bregdetit shqiptar në bazë të ligjit shqiptar, ndërtime të paligjshme dhe forca e këtij ligji ka vepruar kudo me të njëjtin intensitet". Sipas tij, edhe sot, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar është duke prishur ndërtime të paligjshme në parkun kombëtar të Butrintit. "Pjesë të shtypit shqiptar të lidhura me kryetarin e partisë së Bashkisë me interesa ndërtimesh apo interesa politike kanë vazhduar sot të rishpërndajnë spekulime në lidhje me prishjen dy vjet më parë të 12 ndërtimeve në Jalë, pjesë e Projektit për Zhvillimin e Bregdetit të Jugut", deklaroi ai. Olldashi u shpreh se, "ajo që kemi thënë është se BB dhe projekti për zhvillimin e planit të jugut kanë qënë tërësisht në dijeni të politikës që qeveria ndjek me ndërtimet e paligjshme dhe kanë aprovuar këtë politikë të qeverisë së Shqipërisë për ndërtimet e paligjshme." Sipas Olldashit, termat e referencës së projektit, të miratuara nga Banka Botërore dhe qeveria e Shqipërisë në 2004, kërkohet vazhdimi i prishjeve të ndërtimeve të paligjshme dhe konsolidimi i veprimit të policisë ndërtimore. Konkretisht në Aide-memoire të tetorit 2004, dërguar ish-zëvëndësministrit Artan Lame dhe ish-drejtorit të policisë ndërtimore të asaj kohe, Mark Nikolli thuhet shprehimisht:"Prishja e ndërtimeve të paligjshme duhet të vazhdojë", citoi ministri Olldashi. Ndërkohë sipas Olldashit, në Aide-Memoire të shkurtit 2007 thuhet: "Një fotografim ajror i gjithë zonës bregdetare të jugut është kontraktuar dhe do të përsëritet çdo katër muaj, për të informuar Policinë e Ndërtimit rreth aktiviteteve ilegale".
"Në të njëjtin Aide-Memoire përcaktohet se: "Projekti ka furnizuar me pajimet bazë njësitë e qeverisjes vendore dhe Policinë e Ndërtimit, për ti asistuar ato në kryerjen e funksioneve të veta", vijoi ministri i Transporteve, ndërsa shtoi se "në po këtë Ad-Memoire përcaktohet se Njësia e Koordinimit të Projektit është e detyruar që faktet e dala nga fotografimi ajror i zonës ti vë në dispozicion të gjitha institucioneve përfshirë njësive të qeverisjes vendore përfhirë policinë e ndërtimit". Sipas Olldashit,12 ndërtimet e prishura në Jalë në prill 2007 ishin të gjitha pa leje, pa dokument pronësie të tokës mbi të cilën ishin ndërtuar këto objekte dhe mbi të gjitha duke prishur imazhin turistik të kësaj zone.