Topi: Të vlerësojmë ish-të përndjekurit
28/02/2009 Masakra e 27 shkurtit
Presidenti Bamir Topi shprehu dje edhe një herë mbështetjen e tij për ish-të përndjekurit politikë, ndërsa theksoi si domosdoshmëri vlerësimin për këtë pjesë të shoqërisë shqiptare. Gjatë një pritjeje me familjarët e 22 viktimave të masakrës së 27 shkurtit 1951, të cilët u pushkatuan nga regjimi komunist pas bombës së hedhur në ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Tiranë, Topi u shpreh se është shumë e rëndësishme që ngjarje të tilla të kujtohen, të vlerësohen. “Gjithçka të vlerësohet në atë linjë që ne kemi thënë, pra që të bëhet gjithçka jo thjesht për t’i kujtuar, por për të rikuperuar sadopak edhe në linjën e ligjeve, të dëmshpërblimeve morale dhe ekonomike për një shtresë dhe për pasardhësit e tyre, të cilët mbi dramën e tyre u kanë dhënë një mesazh mjaft të rëndësishëm pasardhësve të shoqërisë shqiptare, që dinë të ndërtojnë jetën e tyre në mënyrë shumë të ndershme edhe atëherë kur dhembja ka qenë shumë e madhe”, - tha kreu i shtetit. Duke iu referuar masakrës së ndodhur 58 vjet më parë, Topi theksoi se “sikurse thoshte im atë, për mustaqet e Stalinit u vranë 22 përfaqësues të familjeve më të shquara shqiptare”. “Pa dyshim ka qenë një ngjarje që pati tronditur të gjithë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar. Jo se në atë kohë nuk kishte represion, jo se në atë kohë nuk zhvillohej gjenocid, por ky është rasti më elokuent i egërsisë dhe i mungesës së plotë të asaj që ne shpresojmë të realizojmë sot, të shtetit ligjor”, - tha Topi. Më tej ai theksoi se shoqëria patjetër duhet t’i përkujtojë këto ngjarje dhe kemi rastin të themi se brenda këtyre ngjarjeve shumë të dhimbshme në terrenin shqiptar kanë dalë edhe njerëz me integritet. “Nga ato që kemi studiuar në literaturë ka pasur edhe akte civile të njerëzve që kanë qenë në institucionet e drejtësisë, ku mund të përmendim rastin e ministrit të kohës, i cili dha dorëheqjen për të mos konfirmuar këtë akt barbar”, - tha Topi.