Shoqata e kontabilistëve kundër ligjit monopol Rusmali-Bode

Flet anëtari i Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe kreu i Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, Thanas Dhimarko
Sipas rekomandimeve të Bankës Botërore, hartimin e projektligjit për Auditimin dhe Ekspertët Kontabël, duhej ta bënte Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit. Por ky institucion që merret me hartimin e standardeve të kontabilitetet dhe që kishte hartuar një projektligj të tillë, është shmangur qëllimisht nga Ministria e Financave, e cila hartoi një tjetër projektligj mbështetur në interesat e saj private. Kështu, Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, të njohur me projektligjin qesharak dhe klientelist të hartuar nga Ministria e Financave, është shprehur kundër projektligjit për Auditimin Ligjor dhe Ekspertët Kontabël. Kreu i shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, Thanas Dhimarko është shprehur se ky projektligj ka rënë në nivelin e rregullores së brendshme të funksionimit të organizatave profesionale, një rol ky që sipas tij nuk është as i ligjvënësve dhe as i ligjit në fjalë. Sipas Dhimarkos, ky projektligj nuk i përgjigjet kërkesave të direktivës 8- të të BE, dhe as standardeve më të fundit të kontabilitetit, auditimit dhe edukimit profesional të kontabilistëve. Kreu i shoqatës së KFSH, njëkohësisht dhe anëtar i KKK, Thanas Dhimarko, u ka kërkuar drejtuesve më të lartë të shtetit që të mos kalohet ky ligj për miratim në parlament për një sërë arsyesh të cilat vijojnë si më poshtë:
1- Projektligji i Auditit Ligjor dhe Ekspertëve Kontabël është në kundërshtim me direktivën 8-të të BE.
2- Ka përplasje ndërmjet neneve të projektligjit
3- Nuk duhet mbivlerësuar roli i organizatës profesionale përkatëse, sepse nuk është auditimi faktori vendimtar që bën ekonominë e vendit tonë me kontabilitet publik.
4- Në projektligj përcaktohen kufijtë e auditimit të detyrueshëm, ndërkohë që ato janë të përcaktuara nga neni 4 i ligjit 9228 datë 29.04.2004 dhe nga VKM nr. 742 datë 07.11.2007. edhe pse kufijtë e auditivit janë 3 herë më të ulëta nga kufijtë e përcaktuara nga BE, në fund të vitit 2006 ato tashmë kanë marrë vulën e ligjvënësit dhe të organit të autorizuar prej tij që është Këshilli i Ministrave. Kufijtë që propozohen në këtë projekt janë qesharakë, në kundërshtim me rekomandimet e BE, për të cilat janë bërë vërejtje serioze, sepse ky kufi i ulët auditimi sjell kosto dhe dëme në biznes, si dhe cënojnë zhvillimin e ekonomisë. Në çdo vend, auditimi i detyrueshëm me ligj, zbatohet vetëm në njësitë që janë të detyruara të zbatojnë standardet ndërkombëtare të kontabilitetit.
5- Dispozitat e këtij projektligji për kontabilistët, janë të mangëta dhe në kundërshtim me direktivën 8- të të BE, e cila nuk bën fjalë për mbikëqyrje të kontabilitetit. Ky projektligj nuk duhet të destinohet vetëm për tregtarët e shërbimeve profesionale. Ai duhet të përcaktojë rregullat bazë të përgatitjes, kualifikimit dhe ushtrimit të profesionit në ekonominë publike dhe private, pavarësisht nëse e ushtron apo jo veprimtarinë me kontratë pune, apo me kontratë shërbimesh.
6- Projektligji duhet të cilësojë qartë papajtueshmëritë midis shërbimeve të auditivit me shërbimet kontabël.
7- Organizatat profesionale merren kryesisht me marrëdhëniet e tyre me anëtarët, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë reciproke. Ato nuk mund të ndërhyjnë në marrëdhëniet private të anëtarëve me partnerët e tyre të kontraktuar.
8- Tarifat e shërbimeve i vendos tregu i lirë dhe jo ligji.
9- Profesionistët e lirë duhet të depozitojnë garanci për dëmet që mund t'u shkaktojnë partnerëve me veprimet ose mosveprimet e tyre.
10- Duhet që Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit të zërë vendin që duhet në strukturën e organizmave profesionale të vendit., aq më tepër që sipas funksioneve të tij, duhet të integrohet me organizma të tjerë lidhur me bashkëpunimet për përsosjen e standardeve dhe kualifikimeve me gradat profesionale pasuniversitare.
Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë janë kundërshtarët e radhës, të këtij projektligji monopol, siç janë instituti i auditve, instituti i Certifikimit të Ekspertëve Kontabël, Banka Botërore dhe Ministria e Integrimit si dhe një pjesë e mirë e specialistëve të kontabilitetit, financës dhe auditivit. E megjithëse kundër këtij projektligji janë shprehur gjithë këta faktorë të rëndësishëm të ekonomisë, Komisioni i Ekonomisë nuk ka ende një ide të qartë se si do të veprohet më tej me fatin e këtij projektligji aq shumë të kontestuar.