E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faturat e OSSH për shkurtin, 3 fish më të larta se muajt e kaluar

Ankohen qytetarët: Nuk paguajmë faturat e ardhshme, pa lexuar matësit

Fenomeni i mbifaturimit të energjisë duket se ka prekur çdo familje në Tiranë. Rreth 20 ditë pasi faturat e energjisë kanë mbërritur poshtë dyerve të kryeqytetasve këta të fundit vijojnë të ankohen. Një tjetër qytetar, i cili është faturuar me 18 mijë lekë për energjinë e shpenzuar në shkurt pret te dorëzojë ankesën pranë zyrave të OSSH.

Edhe pse ka shlyer detyrimin financiar ndaj OSSH ai pohon se nuk ka shpenzuar aq kilovat orë. Qytetarët pohojnë se nuk do të paguajnë faturat e energjisë nëse faturistët nuk do ti lejojnë të shikojnë matësit. Premtimi i OSSH se pjesën e mbifaturuar do ta kompensojnë në muajt në vijim ka shtyrë kryeqytetasit të dorëzojnë ankesat pranë zyrave të ankesave të cilat janë shpërndarë në zona të ndryshme të Tiranës.  Përveç rritjes së çmimit të energjisë dhe mbifaturimit nga OSSH konsumatorët familjar do të paguajnë edhe barrën e rritjes së çmimit të energjisë për bizneset. Rritja e çmimeve në treg menjëherë pas shtesës në faturën e energjisë për bizneset ishte paralajmëruar nga këta të fundit menjëherë pasi OSSH propozoi rritjen e çmimit për energjinë. Produktet që do të ndjejnë më shumë rritjen e kostos e për pasojë edhe rritjen e çmimit të shitjes janë ato që prodhohen në vend por edhe shërbimet. Në mënyrë të tërthortë janë konsumatorët shqiptarë ato që do të paguajnë jo vetëm rritjen prej 13 për qind të çmimit të energjisë pro edhe rritjen prej 25 për qind që i është faturuar biznesit. Fillimisht OSSH kërkoi që për bizneset çmimi i energjisë të rritej me 26 për qind, por ERE miratoi rritjen në  masën 25 për qind. Me shkrirjen e zyrës së ankesave ky veprim është kaluar në përgjegjësi të zyrave rajonale ku duhet të plotësojnë një formular për të vazhduar më pas më ankesën me shkrim. Kështu shmanget në këtë mënyrë fluksi i madh i qytetarëve që më parë e dorëzonin në zyrën kryesore çdo ankesë që ata kishin në lidhje me mbifaturimin e energjisë, leximin e gabuar nga operatorët të sahatit ose me faturat afrove.

Mbifaturimet
Abuzimi me anë të faturave të energjisë tashmë është kthyer në një fenomen mbarë kombëtarë dhe ka zënë fill qysh nga privatizimi i OSSH. Sipas një qytetari në zonën e Bërrylit në kryeqytet, vetëm për një llambë shkallës fatura i ka ardhur me vlerën prej 250 mijë lekëve të vjetra. Pra, mënyra e organizimit të vjedhjes është thjeshtë. Ministrit Prifti, duke shfrytëzuar postin, ka lidhur një pakt me OSSH. Së pasi e ka siguruar OSSH nga hetimet e mundshme prej denoncimeve të qytetarëve, me kusht që ai të përfitojë nga paratë. Vetëm çmontimi i kësaj lidhjeje mund ti japi fund vjedhjes së qytetarëve. Sesi realizohet vjedhja, me anë të matësve apo me fatura fiktive, kjo nuk fort rëndësi, thelbësore është se ku e ka këtë mbështetje OSSH. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës hesht para vjedhjes masive të OSSH. Me gjithë ankesat e qytetarëve për fatura marramendëse që janë detyruar të paguajnë apo edhe faktit se OSSH pranoi vjedhjen e të paktën 105 milion lekëve prokuroria nuk çel asnjë hetim. Si justifikim për këtë situatë akuza përdor faktin se asnjë prej qytetarëve nuk ka depozituar kallëzim në lidhje me faturat e energjisë. Por legjislacioni shqiptar i njeh prokurorisë të drejtën e nisjes së hetimeve kryesisht. Burimet nga akuza pohojnë se përplasja mes OSSH dhe konsumatorëve do të zgjidhet me kompensimin e faturave.

Dëmi
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve përgatit kallëzim penal ndaj drejtuesve të OSSH-së për Vjedhje me anë të mashtrimit (Neni 143 I Kodit Penal) dhe vjedhje me anë të mashtrimit kompjuterik (Neni 143/b I Kodit Penal). Sipas të njëjtave burime dëmi që i është bërë konsumatorëve në mënyrë tinzare nga ana e OSSH-së është i rëndë por mbi të gjitha është një akt i shëmtuar pasi për realizimin e kësaj vjedhje është përdorur mashtrimi kompjuterik duke abuzuar pikërisht me mungesën e mekanizmave mbikëqyrës shtetëror në sistem. Sipas Kodit Penal, Kreu III I pjesës së Posaçme Vepra Penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, Seksioni II Mashtrimet, përcaktohet qartë se çfarë ka bërë OSSH me konsumatorët shqiptarë. Por po ashtu përcaktohet qartë se çfarë ndëshkimesh mund të marrin krerët e OSSH-së për mashtrimin që kanë bërë.

Ornela Manjani

Last Updated on E Hene, 22 Mars 2010 20:55

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›