E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke mund të tkurrë kreditë në banka

Rriten shqetësimet për efektet negative që kriza greke mund të reflektojë në Ballkan sidomos në Shqipëri dhe Bullgari për arsye të marrëdhënieve më të zgjeruara ekonomike. Lëkundja do të jetë më e madhe në aspektin ekonomik ku efektet pritet të shfaqen në formën e uljes së kreditimit nga sistemi bankar, rënie të nivelit të investimeve dhe remitancave.

Ndërkohë që edhe aspekti politik nuk do të jetë në formën më të mirë pa mbështetjen e një fqinji. Në kohën kur në arenën e BE-së po lëkundet ndjeshëm statusi i Greqisë si anëtar nuk mbetet gjë tjetër përveçse vlerësimit që do të ketë recensioni i fqinjit mbi ekonomitë e shteteve ballkanike. Nga ana tjetër guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka pohuar se plani trevjeçar fiskal, për uljen e deficitit buxhetor në 3 %, duke favorizuar korrektimin ambicioz të ekonomisë greke është një lajm mjaft i mirë dhe njëkohësisht një shenjë e fortë besimi për ekonomitë e eurozonës dhe më gjerë. Vetë kjo tkurrje fiskale në terma afatmesëm do të ndikojë dhe do të ketë pasoja në zhvillimet e ekonomisë greke, për rrjedhim ekonomia shqiptare do të efektohet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›