E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë/Masakër në një shkollë fillore, mjeku vret tetë nxënës



Një mjek vret me thikë në një shkollë, tetë nxënës të nivelit të fillores. Një ngjarje e tillë ka ndodhur në Nanping , në lindje të vendit. Personi në fjalë, që besohet se vuan nga probleme mendore, ka plagosur gjithashtu edhe 7 fëmijë të tjerë. Bëhet me dije se mjeku ishte pushuar nga klinika ku punonte, pak kohë më parë. Agresori i cili ishte i pajisur me një thikë, ka hyrë në shkollën që gjendet në krahinën e Fujian në lindje të vendit, ka masakruar 8 fëmijët dhe më pas ka plagosur rëndë 7 të tjerë. Doktori është arrestuar nga policia. Viktimat ishin të gjithë nxënës të shkollës së Nanping e cila pas ngjarjes tragjike është mbyllur nga autoritetet. Gjatë viteve të fundit, janë regjistruar disa tragjedi të tilla në shkollat kineze, të kryera nga persona me probleme mendore, aq sa autoritetet po mendojnë të shtojnë së tepërmi masat e sigurisë në godinat shkollore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›