Bode: Ekonomia, jo më nën efektet e krizës
TIRANE- Ministri i Financave, Ridvan Bode njofton se ekonomia shqiptare nuk ndodhet më nën efektet e krizës globale, duke ju referuar shifrave për të ardhurat fiskale për muajin mars ku është konstatuar tejkalimi i planit te tatimet dhe doganat. Kryefinancieri Bode ka deklaruar se ekonomia i është rikthyer ritmeve normale të zhvillimit.
“Ekonomia shqiptare po rikthehet në dinamikën e saj më të mirë dhe presionet e krizës ekonomike globale tashmë për ekonominë shqiptare janë pjesë e së shkuarës. Ilustrimin më të besueshëm për zhvillimet në ekonominë reale ne mund ti marrim përmes rezultateve fiskale. Administrata doganore ka tejkaluar me 2% totalin. Krahasuar me një vit më parë janë 28% më shumë të ardhura .Sinjale shumë pozitive ka nga qarkullimi i brendshëm i mallrave. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tejkalon programin fillestar të qeverisë të muajit mars me një tejkalim prej 2% .” u shpreh Bode.
Kreu i Financave u ka bërë thirrje bankave të nivelit të dytë që të mbështesin me kredi biznesin, duke ju përgjigjur kështu ritmeve të zhvillimit të ekonomisë.
“Do ti bëja thirrje sistemit bankar që të ketë më shumë besim tek bizneset dhe për ti mbështetur më shumë se deri sot ” theksoi Bode.
Ministri i Financave ka vlerësuar pozitive edhe ecurinë e rimbursimit të TVSH-së ëpr biznesin. Sipas tij, për 3 muajt e parë të këtij viti janë rimbursuar 1.2 miliardë lekë tatim mbi vlerën e shtuar , ose 720 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
(e.n/News24/BalkanWeb)