E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, Policia: Asnjë denoncim për kërcënim nga familja e Klodit

LEZHë- Policia e Lezhës ka reaguar pas lajmit se familja e Klodit, banorit të Big Brother, ishte kërcënuar dhe detyruar të largohej nga qyteti i Lezhës. Sipas policisë së Lezhës, pas verifikimeve të bëra, rezulton që familja e Klodit, për të cilin banorët e Lezhës kanë zhvilluar protesta, për shkak të deklaratave të bëra nga vetë ai, për prirjet e tij seksuale, nuk jeton fare në Lezhë, por në Durrës.

“Nisur nga lajmet e dhëna në median e shkruar dhe vizive, përsa ju përket kërcënimeve të pretenduara se janë bërë familjes çela, familja e Klodit, banor i spektaklit “Big Brother Albania”, për tu larguar nga qyteti i Lezhës, Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë sqaron opinionin Publik, pas verifikimeve të bëra, rezulton se familja çela banon në qytetin e Durresit” – citohet në deklaratën e policisë së Lezhës

Sipas deklaratës së policisë, familja e Klodian Celës nuk ka marrë asnjë kërcënim, pasi nuk kanë depozituar në polici asnjë denoncim.
“Theksojme se prane Drejtorise tone apo Komisariatit te Policise Lezhe nuk eshte bere asnje denoncim persa i perket ndonje kercenimi te mundshem te ndonje pjestari te kesaj familjeje”.

Policia e Lezhës i bën të ditur familjes Cela, se mund të kthehen në Lezhë kur të duan, pa patur as kërcënimin më të vogël nga asnjë banor i saj.
“Gjithashtu bejme me dije familjen çela, duke ju premtuar se nuk kane dhe as nuk do kene asnje lloj shqetesimi apo kercenimi nga asnje banor i Lezhes, ne cdo lloj momenti kur ata duan te kthehen ne qytetin e Lezhes, dhe ne rast se do shfaqen te tilla probleme do kete bashkepunim dhe perkrahje maksimale ndaj tyre” – përfundon deklarata.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›