Bode: Jemi vendi më i lirë fiskalisht në Evropë
16/01/2009 Raporti mbi lirinë ekonomike
Liria fiskale është një nga anët pozitive të vendit tonë, e përmirësuar edhe në raportin e fundit të fondacionit “Heritage” dhe “Wall Street Journal” për indeksin e Lirisë Ekonomike në Botë për vitin 2009. Ka qenë vetë ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili bëri publik rezultatet e raportit.
Raporti
Shqipëria renditet në vendin e 62-të, mes 183 ekonomive botërore për nga liria ekonomike, me një përmirësim prej 1.2 pikësh, krahasuar me një vit më parë. “Jemi vendi me taksat më të ulëta. Nga 90.3 që ka qenë nota në vitin e kaluar ne këtë vit vlerësohemi me 92.8. Këtu sigurisht kanë impaktin e tyre reformat e ndërmarra gjatë vitit 2008, vendosja e taksës së sheshtë, ulja e tatimit të fitimit me 2.5 herë, ulja maksimale e tatimit mbi të ardhurat personale me 2.3 herë dhe një sërë përmirësimesh të tjera që kanë të bëjnë me pakësimin e taksave nacionale dhe lehtësimin e procedurave tatimore për pagimin e taksave, rregullimin e raporteve me administratën që mundësojnë deklarimin e Shqipërisë si vendin më të lirë në Evropë nga pikëpamja fiskale”, - tha ministri Bode.
Problemet
Një ndër problemet mbetet korrupsioni. Shqipëria mbetet nën mesataren e vendeve të rajonit për sa i përket korrupsionit, pavarësisht masave që janë marrë kundër këtij fenomeni. Raporti që mbulon periudhën e vitit 2008 i jep Shqipërisë një notë prej 63.7 pikë nga 100 pikë të mundshme. “Një tregues që mbetet nën mesataren e vendeve të rajonit është indeksi i lirive nga korrupsioni. Nga një tendencë konstante për një periudhë 10-vjeçare, në vitet e fundit kemi një kapërcim të menjëhershëm dhe një tendencë pozitive në rritje duke arritur në rreth 29 për qind për vitin e fundit pra një trefishim të nivelit të luftës kundër korrupsionit, trefishim të hapësirave të lirisë nga korrupsioni në fushën e ekonomisë”,- tha Bode. Sipas tij, përmirësimi i pozicionit të Shqipërisë në raportin e “Heritage” për lirinë ekonomike ka ardhur si rezultat i reformave që janë ndërmarrë për përmirësimin e klimës për biznesin. Shqipëria ka lënë pas një pjesë të mirë të vendeve të rajonit dhe vende të Evropës Perëndimore si Francën, Italinë, Slloveninë, Turqinë, Rumaninë, Greqinë, Maqedoninë. Sipas Bodes, ky përmirësim i treguesve të lirive ekonomike të vendit i jep një kredibilitet më të madh ambientit ekonomik në Shqipëri. Gjithashtu, krijon kushte dhe mundësi për një zhvillim më të shpejtë ekonomik të vendit.