Si merret certifikata e karabinasë
16/01/2009 Vërtetimi që lëshohet nga ZRPP-ja shoqërohet me hartë treguese të regjistrimit provizor
Regjistrimi fillestar për pallatet e papërfunduar bëhet për efekt kredie
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme lëshon certifikatat provizore për regjistrimin e karabinasë. Regjistrimi fillestar për pallatet e pa përfunduar bëhet për efekt kredie. Çdo qytetar që nuk ka certifikatën e pronësisë të një apartamenti nuk mund të kryejë asnjë procedurë me sistemin bankar. ZRPP-ja ka bërë publike në faqen e saj zyrtare dokumentet që duhet të plotësohen për raste të tilla. Në këtë faqe gjenden afatet dhe procedura, por edhe sanksionet që aplikohen nëse nuk zbatohen rregullat.
Certifikata
Sipas burimeve zyrtare të ZRPP-së, me anën e kësaj certifikate vërtetohet se në regjistrin provizor të karabinasë figuron e regjistruar prona përkatëse e të interesuarit. Në këtë certifikatë plotësohen edhe të dhëna të tilla si numri i pasurisë, sipas të cilit është regjistruar prona, sipërfaqja e saj, vendndodhja në zonën kadastrale. Po kështu paraqitet edhe informacionin në lidhje me kufizimet e pasurisë sipas pozicioni gjeografik. Gjithashtu, nëse ka, në certifikatë parashikohen edhe komente të regjistruesit. Gjithmonë, vërtetimi që lëshohet nga ZRPP-ja është i vlefshëm i shoqëruar me hartë treguese të regjistrimit provizor.
Procedura
Për hipotekimin e pallatit në zonat e regjistrimit fillestar afati kohor është 20 ditë. Sipas burimeve zyrtare nga ZRPP-ja, për hipotekimin e pallatit në zonat pa regjistrim fillestar. Afati kohor është 30 ditë. Nëse nuk respektohen këto afate parashikohen sanksione. Sipas rregullave të vendosura për shërbimet, nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, gjoba është 150 lekë në ditë për çdo ditë vonese. Sa i përket regjistrimit të pasurisë në karabina nevojiten si dokumente, një shkresë përcjellëse nga institucioni që ka lëshuar lejen e shfrytëzimit, leja e ndërtimit e miratuar nga KRRT-ja, leja për sheshin e ndërtimit e dhënë nga organi kompetent, plan-vendosja e miratuar nga KRRT-ja, akti i piketimit të objektit, si dhe akti i kolaudimit të objektit.
Problemi
Pallatet e pahipotekuara grupohen në dy kategori. Ato që e kanë lejen e shfrytëzimit dhe ato pallate të kategorisë të dytë që nuk kanë leje shfrytëzimi. Sipas të dhënave të Shoqatës së Ndërtuesve, kategoria e dytë ka një numër më të madh ndërtimesh. Në gjithë territorin e Shqipërisë numërohen rreth 600 pallate pa hipotekuar. Shpesh herë për legalizimin e një shtese pallati mbeten peng banorët e të gjithë pallatit. Edhe pse shtesa mund të jetë vetëm disa metra katrorë.
Pallatet e hipotekuara
Gjatë vitit të kaluar zyra e Regjistrimeve të Pasurive të Paluajtshme ka dhënë hipotekat e para për pallatet. Kjo zyrë hipotekoi 20 pallate të përfunduara në kryeqytet si dhe 14 pallate karabina. Sipas burimeve zyrtare të ZRPP-së, pallatet që kanë marrë certifikatën e pronësisë kanë qenë me leje shfrytëzimi. Kjo zyrë do të nisë shumë shpjet hipotekimin e pallateve në qytetet, ku kërkesa ndërtimore është më e madhe. Puna ka vijuar ndërkaq, edhe për një numër akoma më të madh pallatesh, rreth 225 të tilla, që nuk kanë qenë të regjistruara në Tiranë.