Bode: Krimi ekonomik, objekt i luftës në tatime dhe dogana
Tatimet dhe doganat do të forcojnë luftën ndaj krimit ekonomik, duke ngritur struktura të reja, në shërbim të uljes së evazionit fiskal. Ministri i Financave paraqiti dje në mbledhjen e Task- Forcës për Tiranën, ku bëjnë pjesë, policia, prokuroria, KLSH, etj., rezultatet e punës dyvjeçare që nga krijimi i strukturës që lufton krimin ekonomik. Në fjalën e tij, ministri përgëzoi punën e bërë nga anëtarët e Task-Forcës, duke theksuar rëndësinë që ka shtrirja e punës në 6 qarqet kryesore të vendit. Në ceremoninë e djeshme u zyrtarizua përfshirja në grupin e punës të Kontrollit të Lartë të Shtetit. "Kemi rënë dakord për të intensifikuar punën e përbashkët në luftën kundër krimit ekonomik, kundër evazionit fiskal, kundër pastrimit të parave dhe veprave të tjera që lidhen me objektin e punës së këtij bashkëpunimi", tha ministri Bode. Sipas tij, qeveria do të ketë tolerancë zero ndaj krimit ekonomik, ndaj korrupsionit, evazionit fiskal dhe elementëve që përbëjnë figurën e krimit ekonomik, të cilat janë objekt i punës sonë në këtë komision të përbashkët hetimor.
Vijojnë pa rezultat përpjekjet për gjetjen e autorëve dhe motivit të vrasjes së deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi. Katër ditë pas ngjarjes së ndodhur në Roskovec, autoritetet policore dhe ato të prokurorisë ende nuk kanë zyrtarizuar autorin dhe pistën e atentatit. Më shumë se 10 pista hetimi janë ngritur dhe janë rrëzuar në këto katër ditë hetimesh intensive, ndërsa numri i personave që janë marrë në pyetje po i kalon të 250. Që nga mbrëmja e së martës deri orët e vona të së mërkurës, grupi i hetimit është marrë me trajtimin e të gjitha dëshmive të siguruara, ndërkohë që paralel me këtë ka vijuar edhe marrja e dëshmive të reja. Nga të afërt, kushërinj dhe familjarë të tij, deri dhe të njohur e bashkëfshatarë janë marrë në pyetje nga policia dhe grupi i hetimit. Mësohet se janë marrë dëshmi nga shumë persona që janë takuar e kanë kontaktuar me deputetin jo vetëm dy ditët e fundit e jetës së tij, por deri dhe një javë përpara vrasjes. Policia po rindërton në bazë të dëshmive aktivitetin javor të Fatmir Xhindit, gjë që po ndihmohet dhe nga tabulatet telefonike të deputetit. Gjithashtu, po përballen edhe dëshmitë kontradiktore. Policia po mban ende nën vëzhgim një numër të madh personash që dyshohen se mund të jenë autorë të vrasjes, apo që kanë pasur konflikte të vogla me deputetin. Nga grupi i hetimit mësohet se po ushtrohet presion hetimi mbi një rreth të ngushtë dëshmitarësh dhe personash që janë shoqëruar në komisariat. Mësohet se janë piketuar disa dëshmitarë kyç, të cilëve u është kërkuar të mos largohen nga zona e banimit.
Ndërkohë që hetimet kanë shkuar deri në qytetin e Beratit, ku mendohet se janë vendosur dy persona që janë larguar që nga mbrëmja e së shtunës. Ata thuhen se janë njerëz me influencë në zonën e Roskovecit. Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë shoqëruar mbi 90 persona duke e çuar numrin e të shoqëruarve deri tani nga momenti i ngjarjes në mbi 250. Të gjithë këta shtetas përveç familjarëve janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së qarkut të Fierit, ku janë vendosur në dispozicionin e përfaqësuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët po merren me çështjen "Xhindi". Prokuroria dhe policia janë të rezervuar në dhënien e detajeve mbi vrasjen e mbrëmjes së 2 majit në Roskovec të Fierit, ku mbeti i vrarë nga plumbat e një kallashnikovi deputeti socialist, Fatmir Xhindi. Dje është zhvilluar edhe një tjetër analizë e hollësishme e fakteve të mbledhura deri tani nga grupi hetimor. Kryeprokurorja e Republikës, Ina Rama i është bashkuar grupit të hetimit në orët e pasdites së djeshme, por edhe pas kësaj analize nuk ka dalë asnjë informacion në lidhje me ngjarjen.