Withers: Mos u bëni presion prokurorëve
Ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, deklaroi se çdo presion, sulm apo kërcënim mbi pavarësinë e prokurorisë është hap prapa për vendin. Duke folur gjatë një konferencë për dyvjetorin e krijimit të Task-Forcës kundër korrupsionit, diplomati amerikan theksoi se Shqipëria duhet të ketë si prioritet pavarësinë e prokurorëve, për të garantuar përparimin e proceseve. Ambasadori ka vlerësuar punën e prokurorisë dhe ka theksuar besimin në rritje që ka publiku tek organi i akuzës, por theksoi se punonjësit e institucionit kanë një detyrë shumë të vështirë, ndaj ata duhet të veprojnë të pavarur dhe pa ndikim politik. Withers theksoi se Task-Forca e Tiranës ka qenë një model në luftën kundër kriminalitetit, ndërsa njoftoi krijimin e njësive të tjera në 6 qytete të vendit. "Anëtarët e njësisë hetimore të Tiranës, si dhe të gjithë ata që punojnë me ta, duhen përgëzuar që kanë ‘bërë drejtësi‘ duke luftuar korrupsionin. Ajo është modeli për bashkëpunimin midis prokurorëve dhe policisë. Të gjithë duheni përgëzuar për punën e fortë, bashkëpunimin, kurajën tuaj përballë shumë kundërshtive, si dhe që keni refuzuar që trysnitë nga jashtë të ndikojnë punën e rëndësishme që bëni", tha ambasadori, duke shtuar se prokurorë deri edhe nga Kirgistani duan të vizitojnë Njësinë e Përbashkët Hetimore të Tiranës për të mësuar se si dhe pse është kaq e suksesshme. Më tej sqaroi se prokurorët kanë fuqi shumë të mëdha për të kryer hetime dhe për të përdorur të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për ta bërë këtë. Pavarësisht nga situata, tha Withers, prokurorët duhet të mbeten të pavarur dhe të lirë nga shtrëngimi apo ndikimi politik. Duhet të jenë të lirë të gjurmojnë faktet kudo që çojnë, si dhe duhet të kenë guximin për ta bërë këtë. "Shqipëria duhet të përkushtohet ndaj mbrojtjes së pavarësisë së prokurorëve për të siguruar përparimin e saj demokratik. Çfarëdo kanosje ndaj kësaj pavarësie është një hap i qartë prapa. Mbi prokurorët nuk duhet të ketë kurrfarë trysnie politike", përfundoi ambasadori amerikan.
Edhe kryeprokurorja Ina Rama ka vlerësuar lart punën e njësisë së përbashkët të hetimit në Tiranë. Sipas numrit një të akuzës, njësia kishte kompetencë territoriale brenda territorit që mbulonte Prokuroria e Tiranës, si dhe kompetencë lëndore vepra penale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit të përcaktuara në memorandum. Kompetenca lëndore e njësisë përfshinte shumë vepra penale, si ato në tatime, dogana, shoqëritë tregtare, falimentit, falsifikimet e ndryshme, mashtrimet, abuzimet me detyrë dhe veprat penale në fushën e korrupsionit. "Njësia ka pasur në hetim gjithsej 335 procedime penale me 280 persona të pandehur, nga të cilët 124 të arrestuar. Janë përfunduar 134 procedime penale me 187 të pandehur, nga të cilët 68 të arrestuar. Objekt hetimi dhe gjykimi i njësisë kanë qenë funksionarë të ndryshëm të administratës shtetërore, duke përfshirë zyrtarë të zgjedhur lokalë, punonjës të administratës të niveleve nga më i ulëti (specialist), deri tek më i larti, (sekretar të përgjithshëm në ministri), funksionarë të lartë politikë (zv.ministra), punonjës të sektorit të shëndetësisë, arsimit etj", tha kryeprokurorja, duke shtuar se rezultatet pozitive të arritura nga njësia kanë ndikuar në rritjen e besimit të publikut te puna që mund të bëjnë organet e zbatimit të ligjit në luftë kundër fenomenit negativ të korrupsionit dhe krimit ekonomik. Më pas shtoi se kjo është evidente me rritjen në vazhdimësi të numrit të rasteve të informimit nga njerëz të thjeshtë për korrupsion apo abuzimit me detyrën nga punonjës të administratës shtetërore.
Kryeprokurorja
Problemet e Task-Forcës
• Objekti i veprave penale kompetencë e njësisë ka qenë shumë i zgjeruar dhe ka krijuar një mbingarkesë në punë për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore.
• Konstatohet se gjatë gjykimit në Apel të procedimeve penale të ndjekura nga njësia nuk ka pasur të njëjtën vëmendje nga prokuroria sa në gjykimin në shkallën e parë.
• Në rastin e hetimit të veprave penale në tatime dhe dogana është përqendruar më shumë puna në hetimin e rasteve të evazionit dhe kontrabandës nga subjekte të ndryshme private dhe pak ose aspak në rastet e abuzimit në detyrë të punonjësve të tatimeve apo doganierëve të ndryshëm.
• Organet doganore konstatohet se referojnë në prokurori me vonesë materialet për çështje penale të kontrabandës, të konstatuara prej tyre gjatë ushtrimit të detyrës. Gjithashtu rezulton se oficerët e policisë gjyqësore të doganave pranë njësisë janë ndryshuar disa herë, gjë që ndikon negativisht në rezultatet e punës.
• Si rezultat i pengesave ligjore ka kufizime në shpërblimin që mund të jepet për punë të mirë të kryer nga oficerë të policisë gjyqësore pranë njësisë.
Emrat e drejtuesve
të njësive në rrethe:
1. Fier, Alma Koka
2. Vlorë, Dorjan Tafili
3. Shkodër, Arta Marku
4. Gjirokastër, Arben Pasha
5. Korçë, Elision Sadiku
6. Durrës, Dritan Rreshka