Familja: Nëse nuk gjenden vrasësit, dyshojmë te shteti
Një grup deputetësh të Partisë Socialiste kanë udhëtuar dje drejt Roskovecit për të ngushëlluar familjen e deputetit të vrarë, Fatmir Xhindi. Grupi i deputetëve të selisë rozë kryesohej nga kryetarja e grupit parlamentar, Valentina Leskaj. Familjarët kanë kërkuar ndihmë për të zbardhur sa më shpejt ngjarjen dhe autorin e kësaj vrasjeje. Ata i kanë bërë apel shtetit që të zbardhë sa më parë këtë ngjarje dhe kanë kërkuar të jepet një deklaratë zyrtare rreth arsyes së vrasjes.
Familjarët janë të sigurt se pas atentatit të Fatmir Xhindit nuk fshihen motive pronësie. Ndërkohë, kunati i Fatmirit ka shkuar më tej. Ai shprehet se "shteti duhet ta zbardhë ngjarjen, në të kundërtën ne si familje do ta akuzojmë si bashkëpunëtor në krim". Nga ana e tyre deputetët socialistë u kanë garantuar se janë angazhuar maksimalisht për zbardhjen e misterit që mbulon vrasjen e mikut të tyre, Fatmir Xhindit.
Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, në një deklaratë për median i ka bërë edhe një herë thirrje grupit të hetimit për të gjetur autorët duke theksuar se "ngjarja është shumë e rëndë dhe është një goditje edhe për Parlamentin, i cili po mbyllet me një vrasje.