Tiranë, autobusi përplas për vdekje 74-vjecarin
TIRANE- Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur mesditën e sotme të vendi i quajtur kthesa e Bathores. Viktima është 74 vjecari Sulejman Sala, i cili është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga një autobus. Policia ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e mjetit. Ndërkohë në Paskuqan është aksidentuar një fëmijë 5 vjec, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.(m.a/News24/BalkanWeb)