E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Partive Popullore Europiane: PS të njohë zgjedhjet

BRUKSEL- Një tjetër deklaratë e fortë ka ardhur nga Parlamenti Evropian, kundër bojkotit të Partisë Socialiste. Joseph Daul, kreu i grupit të Partive Popullore Evropiane ka deklaruar se Partia Socialiste në Shqipëri duhet të njohë zgjedhjet, duke theksuar se kërkesa për hapjen e kutive tashmë është rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor. “Mendoj se Partia Socialiste duhet të respektojë vendimin e gjykatës. Kërkesa për hapjen e kutive është rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor. Parlamenti Evropian ka hartuar rezolutë kundër bojkotit”, theksoi Daul. Por, jo vetëm Daul, por edhe një koordinaor i Komisionit te Jashtëm të Parlamentit Europian, Elmar Brok cilësoi se në “zgjedhjet e Qershorit në Shqipëri nuk kishte manipulim, ndaj PS të respektojë e PE”. I mënjehershëm ka qënë reagimi i Partisë Socialiste rreth kësaj deklarate. Nga seliza rozë deklarohet se zoti Daul është keqinformuar nga zonja Topalli. Duke I mëshuar idesë së hapja e kutive është e ligjshme, selia e PS shprehet se parlamenti europian mbështet transparencën dhe se kërkesa e tyre nuk ka asnjë lidhje me gjykatat. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›