Defekti, Tropoja e Hasi pa drita
KUKES - Sërish defekt në linjën e tensionit të lartë 110 kë që furnizon Fushë-Arrëzin, Kukësin, Hasin dhe Tropojën me drita. Avaria ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të ditës së enjte në linjën Fierzë-Fushë Arrëz. Sipas njoftimeve të KESH-it defekti ka ndodhur në Armeliska, ku është këputur sërish përcjellësi, pikërisht aty ku ndodhi 10 ditë më parë. Burime nga Fierza thanë se po punohet për riparimin e dëmeve, ndërkohë që pjesërisht është furnizuar Kukësi me anë të linjës së Ulëzës, e cila nuk përballon gjithë konsumatorët. Pa drita janë plotësisht fshatrat e Kukësit si dhe Fushë-Arrëzi, Hasi dhe Tropoja. Qyteti i Tropojës ka mbetur dhe pa ujë të pijshëm, për shkak se furnizimi bëhet nga nënstacioni me pompat që vihen në punë nga energjia elektrike. Kjo gjendje ndodh në një kohë kur rajoni është i mbuluar nga bora, ndërsa temperaturat janë shumë të ulëta. j.h