E Diel, 1 Nëntor 2026

PDS: Greqia të respektojë të drejtat e emigrantëve

 

PDS vlerëson se Greqia është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë ndaj, emigrantët shqiptarë atje dhe minoriteti grek në vendin tonë kanë shërbyer dhe duhet të shërbejnë si ura lidhëse mes Tiranës dhe Athinës. Sipas sekretarit Politik të kësaj partie, Artur Duçkallari, miratimi i MSA-së nga ana e parlamentit grek do ndihmonte në përmirësimin e klimës bashkëpunuese mes dy vendeve. "Respektimi i të drejtave të njeriut mbetet një sfidë dhe detyrim për çdo qeveritar dhe qeveri, për më tepër si vende fqinje Greqia dhe Shqipëria duhet të rrisin bashkëpunimin politik dhe ekonomik me interes të përbashkët dhe në të mirë të qytetarëve. Miratimi i MSA-së si një proces i rëndësishëm politik duhet të shënojë edhe ratifikimin pozitiv të një klime bashkëpunuese mes dy vendeve fqinje. Avancimi i proceseve integruese do të shtyjë përpara edhe respektimin e të drejtave të njeriut, ndërsa Tirana ka dëshmuar se është për respektimin e minoritetit, edhe Athina nga ana e saj ka ende të bëjë shumë për integrimin e emigrantëve shqiptarë, që punojnë dhe jetojnë prej vitesh atje", tha Duçkallari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›