E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Ligji i pastrimit të parave sipas BE-së

"Ndryshimet në ligj, janë bazuar në raportet ndërkombëtare. Projekti është konsultuar me partnerët. Përmes këtyre ndryshimeve, mundësohet një investigim i transanksioneve të parave dhe kjo nënkupton përqëndrim tek disa qendra me risk të lartë siç është korrupsioni dhe lidhja me qeveritarët si dhe dhe ligjet me krimin e organizuar", tha Bode në Kuvend.

Sipas tij, ndryshimet në ligj, mundësojnë zgjerimin e mëtejshëm të investigimit të transaksioneve të parave në tregun financiar shqiptar dhe transaksioneve të pasurive në tregun e ekonomisë. "Ka një sesibilitet të shtuar ndërkombëtar lidhur me çështjen pastrimit të parave, dhe kjo ka qenë kushtëzuar nga tejzgjatja e plotësimit të një rekomandimi të kërkuar nga BE që kish të bënte me Kodin Penal. Ndryshimi i Kodit Penal, na lejoi ndryshimet në këtë ligj të pastrimit të parave", u shpreh ministri i Financave. /Start

                                                                                             2012-06-07 14:42
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›