E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Negociatat me BB-në në bazë të interesit kombëtar

Ai shtoi se i gjithë aktiviteti i kësaj ministrie bazohet mbi interesin publik dhe ekonomik të vendit.

"Ministria e Financave është në punë, merret me të gjitha me Bankën Botërore, me Bankën e Zhvillimit me Bankën e Shqipërisë me ministritë e tjera dhe gjithçka tjetër, por të jeni të bindur që në të gjithë aktivitetit të përditshëm ne udhëhiqemi nga interesi publik, nga interesi i ekonomisë shqiptare. Gjithçka që do te jetë me interes publik për vendin ne do ta materializojmë, gjithçka që ne do ta konsiderojmë të papërshtatshme ekonomisht për vendin, sigurisht që nuk do ta pranojmë", tha Bode.

Duke folur për shpenzimet që pritet të bëhen me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Bode u shpreh se ato janë parashikuar në buxhetin e miratuar. "Në Fondin Rezervë të Këshillit të Ministrave ne e kemi programuar një shumë që do të alokohet për këto festime, pra nuk do të kalojë një fature ekstra, por do të jenë të alokuara dhe të akomoduara në përputhje me këtë program që kemi në buxhet”, nënvizoi kreu i Financave.

Në analizën vjetore të ekonomisë, Bode deklaroi se ekonomia shqiptare performoi pozitivisht, në kushtet kur e gjithë Evropa u përfshi nga një stanjacion i dytë. /Start/

                                                                                             2012-01-13 15:53
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›