S&P zhvlerëson Francën dhe Austrinë
Agjencia e vlerësimit të kreditit, Standard`s & Poor ka vendosur të zhvlerësojë Francën dhe Austrinë, dy vendet e zonës euro që aktualisht kanë vlerësimin AAA dhe ka paralajmëruar Italinë. Ndërkohë, është kursyer Gjermania, e cila do të vazhdojë të qendrojë me 3 A.
Lajmi për zhvlerësimin e Francës është pohuar edhe nga vetë Ministri francez i Financave, Francois Barion. Në një intervistë për televizionin France 2, Barion tha se Standard`s and Poor ka vendosur uljen me një gradë, duke e rivlerësuar Francën nga AAA që është aktualisht, në AA+. Megjithatë, lajmi për zhvlerësimin e Francës nga S&P ende nuk është zyrtarizuar nga vetë agjencia e vlerësimit të borxhit.